Pages

Showing posts with label Architecture for Humanity. Show all posts
Showing posts with label Architecture for Humanity. Show all posts

Feb 13, 2013

Architecture Love Cards by Architecture for Humanity

Këtë Shën Valentin, Architecture for Humanity ka bërë një seri kartolinash arkitekture që mund t'ia jepni të dashurve, miqve dhe të afërmve tuaj. Këto jane disa nga ndërtesat më të famshme në bote që na kane bërë të apasionohemi më shumë me arkitekturën në pergjithësi. 

Castelvecchio Museum, Verona, renovated by Carlo Scarpa

This Valentine's day, Architecture for Humanity has made a series of architecture love cards that you can share with your friends and close ones. You can find a few of the buildings from around the world that made us fall in love with architecture.

You can find the rest of the cards on their website if you want to download it or share on social media.


************************************************************************


Aug 27, 2012

[UN]RESTRICTED ACCESS | 2012 Venice Architecture Biennale



TRANSFORMO [ISH] BAZAT USHTARAKE NE ZONA SOCIALE.
TRANSFORM [EX] MILITARY BASES TO CIVIC SPACE.

"Kudo neper bote [ish] bazat ushtarake kane lene gjurme si simbole triumfi, krenarie, dhimbjeje dhe pasojash te paparashikueshme nga agresioni ushtarak. Keto zona te braktisura dhe qytete fantazem po prishin lagje dhe po ndajne komunitete te tera."
"Dotting the global landscape, decommissioned military installations are leaving their mark – symbols of triumph, pride, pain and the unforeseen consequences of military aggression. These abandoned structures and ghost towns disrupt neighborhoods and split entire communities."

:: HYRJE E [PA]KUFIZUAR – nje konkurs per te rishikuar te ardhmen e [ish] bazave ushtarake. Kjo ftese e hapur per te gjithe komunitetin (global) projektues dhe ate te ndertimit ka identifikuar keto zona ne 71 vende, ku 510 grupe pjesemarrese kane bashkepunuar me palet lokale per t'i rihabilituar dhe riperdorur ato per te miren sociale, ekonomike dhe mjedisore.
:: [UN]RESTRICTED ACCESS – a design competition to re-envision the future of decommissioned military bases. This open invite to the global design and construction community has identified them in 71 countries, where 510 participating teams have collaborated with local stakeholders to rehabilitate and reuse these spaces for social, economic, and environmental good.



Mbeshtesni kete projekt duke mundesuar ekspozimin e Projekteve Fituese ne Bienalen e Arkitektures ne Venecia. 
Support this project to showcase the Winning Projects at the Venice Architecture Biennale. 

Me shume info mbi finalistet mund te gjeni tek  Wired Online.
For more info about the finalists, check out Wired Online.

[OCO - Ocean Conservatory & Observatory] near Lisbon, Portugal. 
Paicho Huts near Gulu, Uganda
The Store - Pillbox Conversion in rural New Zealand
Alter Your Native Belfast // Alternative Belfast in Belfast, Northern Island
Plug-in Hebron
PLUG-In HEBRON - People Liberated Urban Gaps In Hebron
in Old City of Hebron, Israeli Occupied Palestinian West Bank
Magazine Hill
Magazine Hill: A weathered continuum, in Pretoria, South Africa
Humboldthain Food Coop
Humboldthain Food Cooperative in Berlin, Germany

Instalacioni ne Bienalen e Venecias do te kete efektin, cilesine dhe formen e nje BUNKERI Shqiptar. 
29 Gusht - 25 Nentor 2012

The Installation at the Venice Biennale will have the effect, quality and form of an Albanian BUNKER. 
August 29 - November 25, 2012


Me pas, Projektet Fituese do te ekspozohen per publikun e gjere ne 5 continente.
Afterwards, the Winning Projects will be exhibited to the general public on 5 continents.

Dec 29, 2011

Festivali i 50-te ne Radio Televizionin shqiptar!

Ne ishim aty ne 28 dhjetor 2011...naten GALA te Festivalit te pesedhjete te Kenges ne Radio Televizion.
Sikurse pothuajse cdo vit edhe kete dimer, netet e FESTIVALIT i kemi ndjekur nga ekrani i vogel i televizorit...por nuk humbem mundesine e blerjes se biletave per "naten e mrekullive..."

Pershtypje dhe konstatime!
Nga te filloj?
Te tregoj per genjeshtren e kengeve "LIVE" qe ne te vertete ishin te gjitha te regjistruara dhe "te kenduara" nga artistet e talentuar?!
Per ju, qe nuk keni patur "rastin" kete vit ta ndiqnit festivalin, eshte e kote t'iu shpjegoj "lojen" e pakuptimte te prezantuesve ne skenen BOSHE te Festivalit...Vete prezantuesit ngaterroheshin ne batuta dhe fjale!
Zhgenjimi eshte e pakta ndjesi qe me kaloi ne zemer...
Pershkrimi i hyrjes ne Pallatin te Kongreseve.
Nje pallat jo shume i shemtuar por i ftohte. Ne hyrje u perplasem me nje dere te sajuar dhe me pllakat thuajse "te shkulura" ne shkallet e mermerit...
Nje roje, qe nuk ishte ne gjendje te drejtonte me rregull turmen e te kerkonte biletat me qetesi, mbante hapur vetm njerin kanat te deres se hyrjes! "C'eshte keshtu...pse shtyhen te tere keta njerez?"
Festivali ende s'kishte filluar por 100 qytetaret qe kishin ardhur njekohesisht perpara deres se Pallatit filluan te shtyheshin qe ne oren 20,00.
Ne fakt atehere mberritem dhe ne (bazuar ne orarin e sugjeruar ne bilete!), por nuk arritem te hynim pa u shkelur nga femijet qe ne te njejten kohe asfiksoheshin nen trysnine e prinderve dhe qytetareve me "te rritur"...
Nejse me nje rrotullim te cuditshem dhe nje grisje "mizore" biletash mberritem ne "hollin qendror"...
Brendesia e ndertesave...
Mungon nje sherbim WC e sakte ne gjithe ate strukture!
Menduam se do te kish nje copez lokal a sherbim ku te blenim nje shishe uje. Ne siperfaqen e madhe te hallit qendror, asgje...
Me sa duket konsumizmi s'ka qene shume inteligjent ne Tirane! Nuk kishte as nje mundesi te bleje apo te pije nje gote uje.
Ne hollin e pritjes vazot e shemtuara te luleve "shqiponja" te mbledhura ne rreth si te perndjekurit perpara ekzekutimit ne kampet e perqendrimit, qene thare per nje pike uje e mbaheshin varur me shkopinj...
Mendova: nje tjeter gjallese qe ka nevoje per uje!
Me kujtohet gjyshja ime, tek-tuk merrej me sistemimin e ketyre shkopinjeve qe sherbenin si mbeshtetje per lulet varese ne ballkon! Po ketu, lulet e shkreta qene te tera te thara!!!
(Nga burime qe do t'i quaj zyrtare*, u vura ne dijeni se kane kaluar 5 vjet nga hera e fundit qe dikush eshte marre me kujdesjen per keto te shkreta lule ne vazo qe dikur ishin krenaria e hyrjes ne Pallatin e Kongreseve)
Ashensori? Obobo, c'fjale, c'ide e "lige" me kaloi ne mendje?!
Me erdhi ky mendim, jo vetem sepse shoh vajza me taka shume te larta por edhe sepse mendova qe personat invalide ose qytetare te pamundur per te ngjitur shkallet, nuk do ta kishin te lehte te kalonin ne katin e dyte!!!
Me mire gelltitem dhe e harroj kete mendim!
Kerkimi i vendit te caktuar.
Per ata qe nuk ka qene kurre ne Pallatin e Kongreseve te Tiranes, gjetja e vendit ne salle eshte nje enigme e madhe!
Eh, se pari sepse nuk ka asnje person, tabele apo shenim qe te te thote ku eshte hyrja psh. "hyrja C"... (?)
Ne hyme aty ku shkruhej "hyrja A" dhe pyetem nje zonje (nga veshja duhej te ishte pjese e stafit te mirembajtjes se nderteses) e cila, jo vetem qe na tregoi me saktesi se ku duhet te arrinim por edhe "na dha te drejten" te kalonim ne mes te salles (thuajse ne skene) per te gjetur vendin e caktuar nga bileta.
Vetem 5 shkalle dhe do isha ne skene...(!)
Beme nje xhiro shume te gjate neper salle. Kaluam nga A-ja te D-ja pastaj me se fundi gjetem zonen C dhe arritem ne rradhen 15.
Kete liri te tepruar, vetem po ta kisha enderruar 20 vite me pare do me kishin nxjerre nga PALLATI I KONGRESEVE ndersa tani "rojet e skenes" jane vetem kamermanet e lodhur dhe te trishtuar!
Dikur nuk lejohej te behej "xhiro" neper salle dhe sidomos te "livadhisje" neper "hyrjen A" e ashtuquajtuara e privilegjuar! (Ne te vertete ishte teper e veshtire te gjeje bileta edhe ne "hyrjen D"...)
Por se fundimi...ah po, mund te bej c'do, gje sepse kam nje bilete ne dore, sepse kam arritur ne Pallatin e Kongreseve...dhe behem "CUB"!

Ky, pallati me sallen me te madhe ne Tirane dhe ndoshta ne gjithe Shqiperine!
Kjo, salla me njohur dhe me e trasmetuar nga te gjitha televizionet shqiptare!
Kjo ndertesa e frikshme nga ku vijne rezultate te cdo karakteri, mblidhen parti, organizohen Kongrese, Koncerte, Festivale e Prezantime nga me te ndryshmet!
Ky objekti i menaxhuar drejt per drejt nga Kryeministria!
Objekti i ndertuar gjate kohes se "Partise se Punes" qe se shpejti do shembet, se s'i ka mbetur gje tjeter!!!
(I njejti burim zyrtar* me tha se vetem 2 muaj me pare uji i shiut kishte hyre deri ne SALLE... dhe se nga dolen ca fonde qe "u arrnua" catia, ndryshe s'do kishim patur naten GALA te muzikes se lehte).

Ndoshta kesaj here ndryshe nga piramida, ky pallat do te vdese ne menyre natyrale i lene ne meshire te fatit dhe i braktisur prej gjithekujt...




Oct 14, 2011

Tirane, 14 tetor 2011

Tirana, 14 ottobre 2011 - Nasce la Gran Loggia di Albania


Venerdì 14 ottobre, a Tirana, nascerà ufficialmente la Gran Loggia d'Albania. 
L'evento, particolarmente atteso, vede il Grande Oriente d'Italia tra i fondatori della Fratellanza albanese, in veste di Gran Loggia Madre. 
Con il Gran Maestro Gustavo Raffi, che ha fortemente creduto nel progetto di installare la Gran Loggia, saranno presenti 12 Gran Logge e le rappresentanze delle comunioni massoniche europee.
La cerimonia di installazione verrà officiata dal Segretario Generale della Conferenza Mondiale delle Gran Logge, Thomas Jackson, dal Gran Maestro del Grande Oriente d'Italia, dal Gran Maestro di Grecia, Nicolaos Vourgidis e dal Gran Maestro di Serbia, Petar Kostic.

Si compie così un percorso iniziato nel 2008, quando in seno al Grande Oriente d'Italia furono costituite tre logge in Albania, iniziando all'Arte Muratoria solo i Fratelli ivi residenti. Superato il periodo di gestazione e vagliati i candidati con una precisa selezione volta a eliminare sul nascere il rischio di infiltrazioni da parte di faccendieri, avventurieri e personaggi riciclati del passato regime dittatoriale, la Massoneria albanese presenta il volto nuovo dei giovani e delle energie positive.

Da Tirana viene perciò un messaggio forte: 

la Libera Muratoria unisce lì dove nel mondo profano sussiste invece odio etnico o religioso, divisioni per credo o appartenenze. 
Il fatto che serbi e greci, storicamente in conflitto con gli albanesi, siano protagonisti di questo evento, è un messaggio di luce per l'uomo. 
E un segno di speranza per la storia europea

Jun 27, 2011

Open Invitation | Ftese e Hapur

[UN] RESTRICTED  ACCESS | Transforming Former Military Sites | 09.2011 .
Emri:
hyrje e [pa]kufizuar
Organizuar nga:
Architecture for Humanity
Klasifikimi:
Publik / I Hapur
Cmimi per aplikim:
$50 per vendet e zhvilluara
$0 per vendet ne zhvillim
.
"Kudo neper bote [ish] bazat ushtarake kane lene gjurme si simbole triumfi, krenarie, dhimbjeje dhe pasojash te paparashikueshme nga agresioni ushtarak. Keto zona te braktisura dhe qytete fantazem po prishin lagje dhe po ndajne komunitete te tera.
Architecture for Humanity do drejtoje Open Architecture Challenge 2011 (OAC)  – hyrje e [pa]kufizuar – nje konkurs ne ‘design’ per te rishikuar te ardhmen e [ish] bazave ushtarake. Kjo eshte nje ftese e hapur per te gjithe komunitetin (global) projektues dhe ate te ndertimit qe te identifikojne keto zona ne vendin e tyre duke bashkepunuar me palet lokale, si dhe per t'i rihabilituar dhe riperdorur ato per avancime sociale, ekonomike dhe mjedisore.
Konkursi
OAC zgjatet pertej kufijve tradicionale te arkitektures duke nxitur designers dhe arkitektet te bashkepunojne me grupet lokale qe te krijojne zgjidhje inovative per permiresimin e mjedisit nga ndertimet e ndryshme.
OAC fton arkitekte nga e gjithe bota per te ri-design zonat ushtarake qe jane mbyllur. Konkursi kerkon qe designers te kene lidhje te ngushta (gjate ketij procesi) me komunitetet afer ketyre bazave konflikti per t'i transformuar ato nga vende armiqesore dhe shpesh te dhimbshme, ne vende ku njerezit mund te mblidhen, te krijojne, dhe te clodhen.
Kalendari
Shtator 2011                 Hapja e Konkursit
Mars 2012                     Mbyllet Regjistrimi
Prill 2012                       Afati i Fundit i Aplikimit
Maj 2012                       Zgjedhja e Fituesve
. 
Cdo vit OAC (organizuar nga Architecture for Humanity) sjell vemendjen nderkombetare ne ceshtjet e mjedisit dhe ndertimeve qe ndikojne ne shendetin, prosperitetin dhe mireqenien e zonave te pazhvilluara. Konkursi i ketij viti perqendrohet ne transformimin e terreneve te braktisura ushtarake ne vende te banueshme.
Vendet qe nuk kane infrastruktura mbrojtese jane te pakta. Bazat ushtarake gjenden ne me shume se 100 vende ne mbare boten. Edhe ne Antarktide ka te pakten tre. Ato jane ndertuar me qellimin e vetem qe ti sherbejne mbrojtjes publike. Pyetja qe ky konkurs shtron eshte:
Si mund te rihabilitohen dhe riperdoren per qellime civile kur behen jo aktive?"

EDHE PSE ESHTE AKOMA HERET PER TE APLIKUAR, TE INTERESUARIT MUND TA NDJEKIN KETE KONKURS KETU.