Pages

Showing posts with label Religion. Show all posts
Showing posts with label Religion. Show all posts

Jan 26, 2014

Otherness | Misc. Projects of the Week

If you haven't yet, check out this gorgeous short video by Rino Stefano Tagliafierro. All your favorite classics come to life in this  B E A U T Y [ful] animation. 



*******************************************************************

Dec 18, 2013

Open Invitation | SIMA 2014

FYI!!

Now in its second year, SOCIAL IMPACT MEDIA AWARDS or SIMA, a global documentary and educational impact media competition and showcase honoring members of the independent film and global humanitarian industries.

Dedicated to advancing global awareness, social justice, human rights, and humanitarian development, SIMA champions the works of independent FILMMAKERS, ACTIVISTS, and CHANGE-MAKERS, amplifying creative media that exemplifies excellence in its potential to inspire change.

Invited are all international DOCUMENTARY FEATURES and SHORTS that provide deeper insight into the realities of global development, global activism, and the human condition, as well as EDUCATIONAL IMPACT VIDEOS that illuminate "How Aid Works", i.e. the process behind innovative development programs.


For more information about Awards, Jury Prizes, Eligibility Requirements, and to


visit the SIMA website or find them on Facebook / Twitter.

***********************************************************

Dec 19, 2012

Featured Film | Besa: The Promise

bazuar në librin / based on the book 
Më shumë se shtatë vjet në zhvillim, BESA: Premtimi është historia e patreguar e burrave dhe grave të Shqipërisë - pothuajse të gjithë myslimanë - të cilët u përballën me nazistët, të armatosur vetëm me kodin tradicional të nderit, besën e tyre, duke shpëtuar jetën e gati dy mijë hebrenjve. 
Ky rrëfim heroizmi pothuajse u humb përgjithmonë në dekadat komuniste që pasuan Luftën e Dytë Botërore. 
Është një histori që erdhi në dritë përmes prizmit kontemporan të dy burrave të bashkuar në një kërkim sa të hijshëm aq edhe të papritur. 
Njëri është Norman H. Gershman, një fotograf hebre-amerikan i njohur, i cili është i vendosur të regjistrojë trimërinë dhe dhembshurinë e shqiptarëve. Tjetri është Rexhep Hoxha, një tregtar nga Tirana, i cili i kërkon ndihmë Normanit për të gjetur një familje hebreje të strehuar nga prindërit e tij muslimanë gjatë luftës. Kjo familje, i tregon ai Normanit, i besoi babait të tij tre libra hebraikë, libra që - sipas kodit të lashtë shqiptar të besës - tani duhet tju kthehen. 
Udhëtimi që shpaloset është i jashtëzakonshëm. Me historinë plotësisht të hulumtuar dhe stilin tepër emocional të rrëfimit të tij, Besa: Premtimi sfidon disa nga supozimet më fondamentale rreth armiqësisë së menduar midis Islamit dhe Judaizmit dhe në mënyrë mjaft elokuente na kujton fuqinë e njerëzve të mirë për të transformuar mënyrën se si e shohim botën tonë. 
Filmuar në Shqipëri, Bullgari, Izrael, Angli dhe Amerikë, dokumentari paraqet intervista të detajuara me të mbijetuarit dhe shpëtimtarët e tyre, pamje arkivore të pashfaqura më parë, një seri e mprehtë animacionesh, dhe një muzikë origjinale, mjaft të fuqishme dhe prekëse, nga një prej kompozitorëve më të shquar amerikan, Z. Philip Glass. 
BESA: Premtimi është bërë i mundur nga sponsorizimi bujar i National Endowment for the Humanities. Mbështetësit financiarë përfshijnë Eye Contact Foundation, JWM Productions, Alwaleed Bin Talal Foundation dhe Righteous Persons Foundation.

More than seven years in the making, BESA: The Promise is the untold story of the men and women of Albania – almost all of them Muslims – who faced down the Nazis armed only with their traditional honor code of besa and saved the lives of nearly two thousand Jews.
This tale of heroism was nearly lost forever in the communist decades that followed World War II.
It’s a story that’s brought to light through the contemporary prism of two men joined together in a remarkable and unexpected quest.
One is Norman H. Gershman, a renowned Jewish-American photographer who is determined to record the bravery and compassion of the Albanians. The other is Rexhep Hoxha, a shopkeeper from Tirana, Albania, who asks Norman to help him locate a Jewish family his Muslim parents sheltered during the war. This family, he tells Norman, entrusted his father with three Hebrew books, books that – under the ancient  Albanian code of besa – must now be returned.
The journey that unfolds is extraordinary. With its thoroughly researched history and its profoundly emotional storytelling style, BESA: The Promise challenges some of the most fundamental assumptions about the presumed enmity between Islam and  judaism and eloquently reminds us of the power of good people to transform the way we view our world.
Shot in Albania, Bulgaria, Israel, the United Kingdom and the United States, the documentary features in-depth interviews with survivors and rescuers, never-before- seen archival footage, an exquisite series of animations, and a powerful and moving original score by one of America’s foremost living composers, Mr. Philip Glass.
BESA: The Promise was underwritten by a generous grant from the National Endowment for the Humanities. Financial supporters include the Eye Contact Foundation, JWM Productions, the Alwaleed Bin Talal Foundation and the Righteous Persons Foundation.

A documentary film by JWM Productions, LLC
Directed by Rachel Goslins
Produced by Jason Williams, William Morgan, Rachel Goslins and Christine S. Romero
Music by Philip Glass


Check here for upcoming screenings in your town.


*****************************************************************************


Apr 8, 2012

Film Classics | Albanian Cinematography


Megjithate, ne prape qeshim me "CIFTIN E LUMTUR"!
A eshte ky nje argument qe mund te trajtohet ne Shqiperi edhe ne ditet e sotme?
Shikim te mbare!

Oct 2, 2011

Ways of Seeing | The Persistence of Meaning

Ways of Seeing, is a 1972 BBC TV series that challenges the traditional way of looking at European art (during 1400s-1900s), by introducing a postmodern way of appreciating it through reproductions and the context in which they are seen. (Watch part 1 here.)
Here’s is part 2.

Ways of Seeing eshte nje seri televizive e dhene nga BBC ne 1972 qe sfidon menyren tradicionale te shikimit te artit Europian (gjate viteve 1400-1900), duke paraqitur nje menyre postmoderne te vleresimit te tij permes riprodhimeve dhe kontekstit ku ato shihen. (Shihni pjesen e pare ketu.)
Ja ku eshte pjesa e dyte.


--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
“All photographs are there to remind us of what we forget. In this -- as in other ways -- they are the opposite of paintings. Paintings record what the painter remembers. Because each one of us forgets different things, a photo more than a painting may change its meaning according to who is looking at it." -John Berger

"Fotografite na kujtojne ate qe harrojme. Per kete gje–si dhe per te tjera –ato jane e kunderta e pikturave. Pikturat regjistrojne ate qe piktori kujton. Meqe secili nga ne harron gjera te ndryshme, nje foto me shume se nje pikture mund te ndryshoje kuptimin e saj sipas personit qe e sheh.” -John Berger



[transkript]"Por, ju mund te thoni qe pikturat origjinale jane ende unike. Ato duken ndryshe nga cfare shihni ne ekran. Kjo pikture nga Leonardo eshte ndryshe nga cdo tjeter ne bote. Origjinalja ndodhet ne Galerine Kombetare; nuk eshte e falsifikuar, por autentike. Nese shkoj atje dhe e shoh kete pikture, duhet te jem ne gjendje ta ndjej autencitetin e saj. Pothuajse cdo gje qe mesojme ose lexojme ne lidhje me artin inkurajon nje qendrim dhe nje ndjenje te tille.

[2:09] Pse eshte kaq e rendesishme ta ruajme dhe ta shfaqim kete pikture nga Leonardo? Ajo ka fituar nje lloj mbreselenie te re, por jo prej imazhit, apo kuptimit te saj. Eshte bere misterioze perseri per shkak te vleres qe ka ne treg; vlere qe varet nga autenciteti e saj. Kurse tani qendron varur ne galeri, si nje relike ne nje vend te shenjte. Nuk dua te sygjeroj se nuk ka mbetur gje per te perjetuar perpara veprave origjinale te artit, pervec njefare ndjenje madheshtore; sepse ato kane mbijetuar, sepse jane te verteta, sepse kane nje vlere absurde. Akoma me shume eshte e mundur, por vetem nese arti zhvishet nga misteri dhe feja e rreme qe e rrethojne. Kjo fe, e lidhur zakonisht me vleren monetare por gjithnje e bere ne emer te kultures dhe qyteterimit, zevendeson ate qe pikturat humbasin kur kamera i ben te riprodhueshme.
[muzike]
Galeria Kombetare shet me shume riprodhime te kesaj pikture se gjithe te tjerat. Cfare kuptimesh marrin keto riprodhime kur varen ne muret e cdo shtepie? Sa te ndryshme jane ato nga origjinali -kur Leonardo perpunonte idete e mundshme per nje pikture?

Kamera, duke e bere vepren e artit te transmetueshme, ka shumefishuar kuptimet e saj te mundshme dhe shkaterruar kuptimin unik origjinal. Kane fituar gje veprat e artit nga kjo? Ato kane humbur dhe fituar. Gjeja me e rendesishme ne nje pikture eshte imazhi i saj fiks (i palevizshem) dhe i heshtur. Nuk mund te demonstroj dot palevizshmerine sepse linjat ne ekranin tuaj jane gjithmone ne levizje, ashtu sic jane dhe faqet e librit; por mund te vertetoj heshtjen.
[heshtje] 

Ngadonjehere, heshtja e panderprere si dhe prania fikse e piktures eshte e mrekullueshme.
[heshtje]
Kjo eksperience nuk ka te bej fare me ate qe na mesojne per artin. Piktura, absolutisht ne heshtje, behet nje korridor qe lidh momentet e imazhit te saj me ato ne te cilat ne e shohim. Dicka leviz ne ate korridor me nje shpejtesi me te madhe se drita, duke vene ne dyshim dhe sfiduar menyren se si e masim kohen.

Meqe pikturat qendrojne te heshtura dhe kuptimi i tyre nuk eshte me i lidhur me to por behet i transmetueshem, ato bien pre e manipulimeve. Mund te perdoren per te bere argumente komplet ndryshe nga kuptimi origjinal; dhe meqe jane fikse dhe pa ze, menyra me e lehte per ti manipuluar eshte perdorimi i levizjes dhe tingullit. Kamera afrohet dhe zmadhon vetem nje detaj. Kuptimi i saj ndryshon. Nje figure alegorike behet nje vajze e bukur kudo. Nga nje bote e cuditshme poetike metamorfoze, nje qen mund te kthehet ne nje kafshe shtepiake, por jo si qeni i zerit te te zotit.
Kuptimi i nje pikture te shfaqur ne film ose televizion mund te ndryshoje akoma me rrenjesisht.


[6:50] Kjo eshte nje pikture nga Bruegel – Rruga drejt Kalvarit. Nese e shihni te gjithe imazhin, ai tregon hidherim, torture, dhe mbi te gjitha egersine, kureshtjen e etur, supersticionin e vrullshem te turmes. Nese kjo percaktohet si nje pikture fetare, atehere eshte cuditerisht laike; por veshtiresia qendron se po te ishte e tera ne ekran, nuk do shihnit shume. Mezi prisni sa te afrohet kamera qe te ekzaminoni detajet. Por sapo ndodhe kjo, efekti i plote i piktures ndryshon. I jep nje hije fetare."



If a work of art is valued in time, then how do we measure this value?
Does it gain value through time by the multiplication of its meanings?
Does it lose value through time from the loss of its authenticity?
What is its true value?
Monetary? Historic? Cultural?
Or the personal (latent) one that invokes in the viewer bits of awe, beauty, mystery, and genuine presence?

Nese nje veper arti vleresohet ne kohe, atehere si mund ta masim kete vlere?
A i rritet vlera ne kohe nga shumefishimi i kuptimeve te tij?
A i bie vlera ne kohe nga humbja e origjinalitetit te tij?
Cila eshte vlera e tij e vertete?
Monetare? Historike? Kulturore?
Apo ajo personale (e heshtur) qe ngjall tek shikuesi ndjenja mrekullie, bukurie, misteri, dhe nje prezence te vertete?
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
*Na ndiqni per pjesen e trete te kesaj serie javen tjeter.

Jul 26, 2011

MADRID 2011....WYD/GMG

Gjate ketij viti nder organizimet e aktivitetve artistike dhe kulturore pata detyren e organizimit te grupit qe do te marre pjese ne Diten Boterore te Rinise (WORLD YOUTH DAY/ GIORNATA MONDIALE DELLA GIOVENTÙ).
Pergatitem te shkoj edhe une ne Madrid (Spanje)...ne datat 16 - 21 Gusht..

Dita Boterore e Rinise eshte nje eveniment qe u themelua 26 vjet me pare nga Papa Wojtyla (Papa Gjon Pali II ose i njohur si "Papa bredharak") dhe mbledh rreth saj miliona te rinj nga mbare bota!

Do jem aty me nje grup nga ITALIA por une jam shqipetare e shpresoj te perfaqesoj denjesisht edhe ate copez te atdheut qe do deshironte te ishte ne MADRID...

ELMA*


Jul 16, 2011

Featured Artist | Adrian Paci


Adrian Paci. Via Crucis, Stazione 10, Gesu'e'spogliato delle vesti
(Via Crucis, Station 10, Jesus is Stripped of His Garments),
2011, print on Dibond, 34x21".
 Adrian Paci eshte nje artist shqiptar me qender ne Milano. Puna e tij eksploron kufijte midis zones personale dhe asaj politike; identitetet dhe ritualet qe falsifikohen ne keto kufij. Ne nje bisede me Paola Nicolin, Paci shpjegon procesin e tij ne ri-krijimin e nje nga rrefimeve me ikonike ne katolicizem, torturen dhe kryqezimin e Krishtit.
Ne Dhjetor 2010, kuratorja Stefania Morellato me pyeti nese mund te krijoja nje via crucis, stacionet e kryqit, per Kishen e San Barolomeos ne Milano. Duke patur parasysh se ishte via crucis, tema dhe subjektet ishin tashme vendosur: 14 stacione, secili me skenen e vet te paraqitur nepermjet nje fotografie. Te them te verteten ne fillim kisha shume rezerva ndaj kesaj teknike sepse rrezikonte te ishte nje nga ato zgjedhjet qe bejne njerezit per te treguar qe jane “bashkekohore”, por qe ne fund zbulon, me shume se cdo gje, qe Kisha eshte shume mbrapa ne zhvillimin e nje gjuhe vizive ne artin kontemporan. Ky boshllek ekziston vertet. Shekujt e fundit kane pare nje nderprerje ne historine e gjate te komunikimit midis artit dhe Kishes. Perpjekjet e ndryshme per te rifilluar kete dialog kane qene te pasukseshme, sidomos projektet e medhaja.

Via crucis eshte adresuar per me shume se nje mije vjet. Te gjithe e dine qe nuk eshte dicka qe mund ta “zbulosh”. Ka nje vlere dhe pasuri te madhe ikonografike. Prandaj, mendimi im i pare ishte: Si mund ta respektoj kete bagazh ikonografik pa perdorur citime? Gjeja tjeter qe duhet te kisha parasysh ishte publiku (audienca) qe do vinte ketu. Besimtaret i shohin keto stacione kryqi si momente ngushellimi dhe e pranojne veten ne kete rruge dhimbjeje dhe shpengimi. Nga ana artistike si mund ta realizoja kete nevoje? Keshtu qendrimi im ishte te mbaja nje nivel distabilizimi dhe ne te njejten kohe ti shmangesha provokimeve te cekta. Via crucis eshte nje pasqyre dhimbjeje. Retorika e dhimbjes eshte dicka qe me shqeteson goxha dhe nuk doja te luaja me kete aspekt.  Prandaj dhe puna qe une kam krijuar tregon me shume nje Krisht te braktisur sesa te torturuar.

Si subjekt, via crucis i takon nje diskutimi universal mbi dhimbjen e njeriut. Per tu realizuar tamam, puna duhej sjelle ne nje dimension te njohur, pothuajse personal. Vendosa ta krijoj kete via crucis ne studion time, duke perdorur njerez te afert per konstruktimin e skenave. Iu shmanga perdorimit te simboleve (nuk ka asnje kryq) per ti dhene nje forme me konkrete dhe direkte. Nuk bera asnje foto por i filmova skenat dhe me pas zgjodha nje poze nga videklipi. Ne kete menyre puna merr nje cilesi statike (karakteristike fotografike) qe i jep rrefimit nje ekuiliber te kujdesshem duke krijuar ne te njejten kohe nje dimesion me te rrjedhshem te kalimit te kohes, e cila eshte dhe esenca e pozes.

Nje nga synimet e mia ne “heqjen” e detajeve nga rrefimi eshte te krijoja nje boshllek, nje hapesire e lene ne dore te zhvillimeve te mundshme ne te ardhmen. Zgjedhja e filmit si teknike (qe vete anullohet nga vendimi per te perdorur vetem nje poze) eshte gjithashtu nje perpjekje per te aluduar momentin qe mban kujtimin e asaj qe ka qene aty dhe cka mund te vijoje me vone. Via crucis per mua eshte nje ‘storyboard’. Jeni te ftuar ti mbushni keto skena/stacione.
Original Text (in english) via artforum
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------