Pages

Showing posts with label Elma's activity. Show all posts
Showing posts with label Elma's activity. Show all posts

Aug 11, 2012

LONDON 2012


Lojrat Olimpike kane filluar dhe imazhet plot jete kalojne ne shume faqe ne internet si edhe nepermjet ekraneve te vegjel te televizioneve te mbare botes.


Nder popujt pjesemarres jemi edhe ne...ALBANIA (SHQIPERIA)


Nje nder eventet me te shumepritura si per te apasjonuarit por mbi te gjitha per sportistet;



Organizimi,
kujdesi,
perpikmeria,
mbrojtja,
pjesemarrja masive,


rekorde,
spektakel,
sfida, 
talente,


figurat e mrekullueshme, 
loja ne grup, 
skuadra

 


karaktere te forte, 
muskuj,
teknike,



pune e palodhshme... 
e te tjera karakteristika, lidhen pandarshmerisht me keto "lojra olimpike" qe trasmetojne tek spektatoret pjesemarrje, argetim.

  

 



Kete vit jemi te gjithe me syte ngulur nga LONDRA. 
Kryeqyteti i Olimpiades per kete 2012.


Jul 9, 2012

1 KORRIK 2012 - Maratona Vuno - Himare



"PER NJE JETE TE SIGURT NE RRUGE TE PASTRA"

Te djelen ne date 1 Korrik 2012 ishim ne fshtain Vuno. 
Zgjimi i ores 6.00 ishte ca i veshtire por kenaqesia e pjesemarrjes i tejkaloi te gjitha...
U mblodhem ashtu ngadale ne qender te fshatit
...nderkohe qe dielli i nje dite te nxehte filloi te perceptohej matane malit Mjergullosh!
Pjesetare te grupit "Lepitkat" zgjohen me veshtiresi...

       
 Ngadale, ca e nga ca...fillimisht te turpshem per te dale ne foto...
por pjesa me e madhe erdhi dhe kemi me se fundi nje kujtim me kete foto grupi!

1 Korrik 2012 Ora 06:00
                                           Porosite e vrapit, shperndarja e luleve...
"Takimi ne Qafe te Vishes, me lulet ne dore! Kush te doje e ben  me ecje."
Nisemi....                    


...me se fundi ne Qafe te Vishes

 Mberrijme te gjithe ne Qafe te Vishes...
Te paret kene mberritur vrapuesit, pastaj ata qe ecen me shpejt
 e se fundmi "grupi Lepitka"  : )



Ju shpjegoj se si ky aktivitet lidhet me aksidentin e autobuzit me studente qe ndodhi pak jave me pare...se si jetet tona cdo dite rrezikohen e tronditen nga aksidentet, nga shpejtesia marramendese vend e pa vend, etj...


Lule te fresketa hidhen ne kujtim te te rinjve qe humben jeten ne menyre tragjike 
ne aksidentin e 21 Majit 2012. 
Ata s'mberriten kurre ne Himare... 
Nje minute heshtje shoqeron kujtimin per ta!

Pak para se te vinim ne vendin e aksidentit kaluam disa sekonda me frymen e zene per shkak te nje zone ku behet, ne menyre manuale, ndarja e mbeturinave. 
Ky vend eshte nje "kosh" i madh mbeturinash dhe duket sikur ndot vazhdimisht ambjentin perreth! 
Ne te vertete vetem duke ecur (ose vrapuar) ne keto zona 
duket sikur te gjitha temat "preken" realisht...

Rinis vrapimi drejt Himares....Gjate ketij vrapimi kemi kohe te reflektojme mbi temat e lartpermendura!
Sigurisht nuk mungojne edhe momentet e defrimit e te argetimit. 
Ketu me poshte disa caste gazmore nga vrapimi!

           
        





Mberritja ne Himare per ne qe vrapuam / ecem per 8 km u kurorezua me nje hedhje 
ne detin JON i fresket dhe i paster...
Asnje i humbur; te gjithe arriten qellimin.  
S'ishte aspak e veshtire dhe mbi te gjitha na la nje shije te embel kjo arritje....
Duke u kthyer ne aktivitet tona te perditshme veme re sa u 
PASURUAM 
shpirterisht nga ky aktivitet...sa shume kemi ecur ne nje rruge 
qe eshte akoma e re dhe e paprekur nga te rinjte shqiptare!


FALEMINDERIT... 

Nje falenderim i veçante per AGNA GROUP qe na pajisi me bluza te bardha dhe vuri ne dispozicion ujin per te gjithe vrapuesit!

Jun 24, 2012

È proibito- Pablo Neruda

È proibito
piangere senza imparare,

svegliarti la mattina senza sapere che fare

avere paura dei tuoi ricordi.



È proibito non sorridere ai problemi,
non lottare per quello in cui credi

e desistere, per paura.

Non cercare di trasformare i tuoi sogni in realta'.



È proibito non dimostrare il tuo amore,
fare pagare agli altri i tuoi malumori.

È proibito abbandonare i tuoi amici,

non cercare di comprendere coloro che ti stanno accanto

e chiamarli solo quando ne hai bisogno.


È proibito non essere te stesso davanti alla gente,
fingere davanti alle persone che non ti interessano,

essere gentile solo con chi si ricorda di te,

dimenticare tutti coloro che ti amano.



È proibito non fare le cose per te stesso,
avere paura della vita e dei suoi compromessi,

non vivere ogni giorno come se fosse il tuo ultimo respiro.



È proibito sentire la mancanza di qualcuno senza gioire,
dimenticare i suoi occhi e le sue risate

solo perche' le vostre strade hanno smesso di abbracciarsi.

Dimenticare il passato e farlo scontare al presente.



È proibito non cercare di comprendere le persone,
pensare che le loro vite valgono meno della tua,

non credere che ciascuno tiene il proprio cammino

nelle proprie mani.



È proibito non creare la tua storia,
non avere neanche un momento per la gente che ha bisogno di te,

non comprendere che cio' che la vita ti dona,

allo stesso modo te lo puo' togliere.



È proibito non cercare la tua felicita',
non vivere la tua vita pensando positivo,

non pensare che possiamo solo migliorare,

non sentire che, senza di te,

questo mondo non sarebbe lo stesso.
non sentire che, senza di te, questo mondo non sarebbe lo stesso.....



Jun 19, 2012

Ne 1 KORRIK vrapo nga Vunoi deri ne Himare

Riviera e mrekullueshme e vijes bregdetare shqiptare ka qene dhe eshte ne listen e te preferuarave nga turistet vendas dhe te huaj. 
Pas viteve '90 hov te madh mori plazhi i detit Adriatik me larmine e karakteristikave te kesaj vije bregdetare qe shkon prej Shkodres e deri ne Vlore. 
Afersia me kryeqytetin dhe vendndodhja e portit me te madh detar shqiptar beri qe qyteti i Durresit te ishte i privilegjuari. 
Keshtu turiste por dhe investitore si vendas e te huaj lulezuan ne plazhin e ketij qyteti. Ne te vertete pamja qe kemi sot s'eshte aspak e kendshme pasi peisazhi qe kryesisht ishte i populluar nga "makia" mesdhetare dhe pishat e gjelbra tashme eshte zevendesuar nga ndertesa ngritur bend e pa vend. 
Megjithate rruga automobilistike qe lidh Durresin me Tiranen eshte me e frekuentuara dhe per momentin me e mira ne Shqiperi. 
Pas viteve 2000 nje pjese e mire e turisteve te lodhur nga pamja e njejte e detit dhe e reres, nga mbipopullimi i zonave te Adriatikut si edhe ndotja ambjentale filluan te drejtohen drejt brigjeve te  detit JON. 
Te frenuar nga largesia (per shkak te pasigurise ne rruget automobilistike) dhe nga mungesa e strukturave pritese (hotele, restorante etj) turistet e ketyre zonave ishin te pakte. 
Jo shume vite me pare rruga, qe lidh Vloren me Saranden duke kaluar neper fshatrat e mrekullueshem qe shfaqen ne detin Jon, u rindertua ne kete qe kemi edhe sot! 
Qe prej asaj kohe turistet si vendas dhe te huaj jane shumefishuar duke bere qe keto zona te marrin statusin e me te preferuarave per nga pamja e per te kaluar pushimet verore. 
Rruga automobilistike u zgjerua ne menyre qe kalimi i mjeteve te lehtesohej. 
Filluan dhe vazhdojne investimet (edhe ketu shpesh pa kriter) ne ndertesa pritese si hotele, shtepi pushimi, lokale e restorante. U ndertuan struktura te vecanta per te stimuluar zbavitjen dhe argetimin ne det sikurse dhe diskotekat per pushuesit me te rinj (qe shpesh gjenden ne mes te kritikave per ndotjen akustike). 
Nderkohe qe nuk u moren masa per ndertimet pa leje, mbrojtjen e monumenteve te kultures, mbrojtjen e mjedisit. Asnje zgjidhje lidhur me ndotjen e ajerit dhe ujit, riciklimin e mbeturinave sinjalizimin e rrugeve te rrezikshme etj. 
Probleme ne dukje te vogla qe sa vijne e rendohen sepse nuk merret asnje mase konkrete per parandalim apo per ndonje zgjidhje te mundshme.
Kete vit ne daten 21 Maj 2012 Qafen e Vishes (ndermjet Vunoit dhe Himares) ndodhi nje aksident i rende automobilistik i cili tronditi te gjitha shtresat e popullsise, banoret e Vunoit e te Himares, institucionet shteterore, etj.
Ne nuk deshirojme te trajtojme asnje aspekt politik lidhur me kete çeshtje.
Ne nuk do te kthejme koken mbrapa per te vene gishtin tek fajtoret. 
Ne nuk do te flasim per shkaqet e aksidentit.
Ne te vertete ne nuk duam te kete me tragjedi, prandaj dhe do te vrapojme…sepse duam te jetojme te sigurte ne nje ambjent te paster! 

Ne daten 1 Korrik nga VUNOI deri ne HIMARE do te zhvillojme nje Maratone sensibilizuese me titullin:
"Per nje jete te sigurt ne rruge te pastra". 
Maratona me itinerar Vuno - Himare ka nje gjatesi prej rreth 8 km dhe eshte e pershkueshme ne rreth 40 minuta. Kerkohet nje stervitje mesatare te lehte. 
Nisja do te behet rreth ores 5:00 nga qendra e fshatit Vuno.
Nje ndalese perkujtimore do te mbahet ne uren e Qafes se Vishes per te nderuar ata qe humben jeten ne 21 MAJ 2012. Kush te doje mund te hedhe mbi rrenojat e autobuzit famekeq, lule te fresketa ne kujtim te jeteve qe u ndalen ne ate humnere. Deri ne kete pike jane perreth 4 km dhe kerkohet pjesmarrja e te gjitheve. 
Per pjesen tjeter ndalesa e perfundimtare do te jete ne qendren e Himares.

Duke ju rikujtuar diten e diele ne date 1 KORRIK 2012 ne Vuno ora 05:00 ju ftojme qe te beheni pjese e kesaj levizje sportive e kulturore!


Per info elma: 
elma.mela@gmail.com

Jun 13, 2012

MARATONA "Per nje jete te sigurt ne rruge te pastra"


Ne ju ftojme te merrni pjese ne menyre aktive ne maratonen sportive / sensibilizuese te dates 1 KORRIK 2012 qe mban titullin "Per nje jete te sigurt ne rruge te pastra" dhe do te organizohet ne nje nga zonat me turistike te Shqiperise.  Ne oren 5:00 grupi niset nga fshati VUNO drejt kryeqendres HIMARE duke bere nje ndalese perkujtimore ne Qafe te Vishes. 
Ne bashkepunim me PERfACTs dhe shoqata te interesuara krijojme nje alternative zbavitese, informuese dhe mbi te gjitha sensibilizuese. Ne synimet e kesaj maratone jane perballja me tema aktualisht te gjalla ne shume tryeza si kombetare ashtu edhe nderkombetare, sikurse organizimi i nje evenimenti gjitheperfshires i cili te nxise te rinjte per aktivitete ne ajer te paster.
Aresyet e kesaj levizje sportive jane:
- Mbrojtja dhe siguria ne rruge,
- Ruajtja e ambjentit (UJE, AJER, TOKE),
- Sensibilizimi i rinise aktive,
- Bashkepunimi mes qytetareve dhe strukturave shteterore,
Maratona na pergatit shpirterisht qe te trajtojme tema por edhe fizikisht ne perballimin e nje distance personale. Individualizmi ne vrapim dhe reflektimi personal do te jete i dobishem per te mbajtur konstant fokusin ne temen kryesore: “Per nje jete te sigurte ne rruge te pastra”.
Etapat:
Maratona me itinerar Vuno - Himare ka nje gjatesi prej rreth 8 km dhe eshte e pershkueshme ne rreth 40 minuta. Kerkohet nje stervitje mesatare. 
Nisja do te behet rreth ores 5:00 nga qendra e fshatit Vuno.
Nje ndalese perkujtimore do te jete ne uren e Qafes se Vishes per te nderuar ata qe humben jeten ne 21 MAJ 2012. 
Kush te doje mund te hedhe mbi rrenojat e autobuzit famekeq, lule te fresketa ne kujtim te jeteve qe u ndalen ne ate humnere. Deri ne kete pike jane afro 4 km dhe kerkohet pjesmarrja e te gjitheve. (Maratonistet qe nuk munden te vrapojne mund te pershkojne kete distance me ecje!)
Per pjesen tjeter ndalesa e perfundimtare do te jete ne qendren e Himares.

Duke ju rikujtuar diten e diele ne date 1 KORRIK 2012 ora 05:00 ju ftojme qe te beheni pjese e kesaj levizje sportive e kulturore!


Per info ELMA: 
elma.mela@gmail.com

Jun 12, 2012

Made in Albania



"Made in ALBANIA"

Il più bello, veritiero e coinvolgente documentario/film sull'Albania.
Stefania Casini in collaborazione con Era film e l'Istituto Italiano della Cultura ha realizzato questo filmato presentato il 30 Maggio nelle sale di Tirana. 
Non si tratta del solito documentario che lascia tutto com'è!  
Sconvolge tutto e tutti quest’occhio che guarda in profondità e aiuta a crescere. Un italiano a Tirana che ha voglia di scoprire tutto su questo territorio quasi ignoto. Ottima la scelta per raccontare da questo punto di vista neutro perché raccontato da uno straniero che si sente (nonostante tutto) accolto e protetto.

Questo bellissimo "frammento" di vita racconta esattamente quello che c'è da sapere sul meraviglioso "paese delle aquile". Si trattano anche “le cose mai dette” con semplicità è verità. 
In alcune scene mi sonno commossa dalla bellezza del racconto e dall’intensità del coinvolgimento emotivo. 
Ricordi e novità intrecciate meravigliosamente per raccontare senza veli l’Albania:
Nuda e cruda.
Fragile e maschilista.
Guerriera e artista.
Sofferente ma VIVA.

Un grazie a tutti e buona visione a chi può!


May 31, 2012

Kultura dhe Puna / Cultura e Lavoro

...JEMI FANTAZMAT 
E 
PAPUNESISE...


Menyra dhe zgjidhje qe na vijne nga bashkemoshataret tane; komshinj pertej Adriatikut!
Ja disa udhezime te vlefshme:
- Te ndryshojme kulturen tone rinore qe eshte nen infuencen e mendimeve clasike dhe konformiste shpesh here te korruptuar e te ndotur...
- Te ndihmoje nismen rinore si edhe ate femerore, te krijojme aleanca ndermjet familjes dhe karrieres.
- Te zhvillojme menyra jetese qe i pershtaten KOHES moderne ne te cilen gjendemi. 
- Te vendosim ne qender NJERIUN qe ka emer dhe nje bagazh, intelektual, kulturor e profesional per te zhvilluar IDE qe te krijojne mireqenie per te gjithe. 
- Te shpresojme se se pari kjo KRIZE e thelle mund te kalohet me punen e perbashket te te gjitha qenieve njerezore. 
- Mbi te gjitha na duhet te perballojme "luften kulturore" qe na vendos perprara ky Shekull: 
- TE EDUKOHEMI dhe TE RIEDUKOJME brezat e rinj me informacione e Kulture per te formuar alenaza te forta strategjike ne ndihme te arsimimit e Punes. 
- Te krijojme iniciativa personale ose kolektive qe te sherbejne ne rritjen e brezave!
Disa te rinj italiane nepermjet Projektit Policoro bejne nje pune te rralle dhe te vyer ne kete drejtim. 
(Shkruar nga Isabel Milazzo) 


Cambiamo la cultura, la nostra cultura giovanile, così tanto influenzata da un pensiero classicista e conformista, spesso corrotto ed inquinato, incentiviamo l’imprenditorialità, giovanile e femminile; 
Creiamo alleanze tra famiglia e lavoro, sviluppiamo modelli e stili di vita congrui ai nostri tempi moderni, mettiamo al centro la persona con il suo nome, la sua storia, la sua profonda e sacra identità;
Sviluppiamo idee che siano volte al bene di tutti, scommettiamo sulla cooperazione dell’essere umano;
Superiamo questa crisi che ci attanaglia facendo, in primis, la “battaglia culturale” del secolo: 
EDUCHIAMOCI e RIEDUCHIAMO i nostri giovani ad alleanze strategiche, quelle che, per prima cosa, vanno fatte con la cultura e la formazione, dove per cultura si sottintende anche quella legata al lavoro;
Alla creazione di impresa, individuale o collettiva che essa sia, allo sviluppo della persona umana ed al suo passaggio all’età matura. 
Quello che fanno tanti animatori di comunità d’Italia col loro contributo al Progetto Policoro. Auguriamoci, allora, di riscoprire, del lavoro e nel lavoro, la centralità umana, che conta più del posto fisso. 
(Scritto da Isabel Milazzo) 

Apr 24, 2012

"shqipo mos fli po zgjohu shqipo!"

Ndonjehere kur mendoj per evolimin e shpejte dhe te çuditshem te shoqerise shqiptare me vjen te qesh e te qaj; ca krenare por edhe ca kritikuese.
Me ndodh shpesh, ne vendin ku jetoj, te takoj shqiptare qe jetojne ne atdhé dhe vijne te shohin "boten" ne pritje te ndonje çudie. 
Vetem se kjo çudia nuk ndodh (ne shumicen e rasteve!) sepse rralle here nje shqiptari i bejne pershtypje "shpikjet e frengut".

Vetem kur kthehemi ne atdhe i tregojme si barcaletat e Nastradinit apo si fabula "dhelpra dhe rrushte". Qeshim dhe tallemi po edhe na dhemb shpirti qe s'i kemi gjithashtu ne atdhé.

Po fus dhe veten time ne kete analize pasi nuk i druhem te vertetes se hidhur dhe kerkoj te me korrigjoni (po te ndjeni gje...!)

Ne fakt, ndonjehere jemi kaq te vaket per "mrekullite" qe bota, jashte gardhit shqiptar, permban!
Jemi si pa emocione, aq sa nuk arrijme te shijojme: qytetet, shkallen e larte te civilizimit, shpikjet e fundit teknologjike apo infrastrukturore, zhvillimet ne fushat sociale, politike, ekonomike... 
Ne sikur NUK na ben pershtypje asgje!
Filloj te analizoj se c'ndjen nje "shqipo" ne portin/aeroportin e mberritjes, sidomos kur e ka per here te pare...(ne shumicen e rasteve pret qe te pakten asistentja e udhetimit te jete gjysem zhveshur):
- Zbritja ne token e huaj te panjohur dhe te shume folur duhet te shkaktoje emocione te paparashikuara; 
- Dalja pas kontrollit te pasaportave (si fitore nga dyluftimi) duhet te pritet me hovacione e te pakten nga nje buqete lulesh; 
- Perdorimi i automjeteve te qarkullimit rrugor/urban: metro, autobuza, tramvaje, autostrada (nga ato te vertetat me tabele jeshile dhe me drita) duhet te te lere pa mend se helbete, i sheh per here te pare...po edhe mund te humbasesh!
- Vizitat neper monumente artstike, muzeume, keshtjella, kisha e objekte te tjera kulti, lagje karakteristike te vendit qe ke vendosur te vizitosh, duhet te vlejne per te bere foto profili per ne FB.
- Ngrenia ne restorante tipike, fjetja ne hotele te çuditshem, frekuentimi i kafeneve, birrarive, pub-ve duhet te shfaqet me kuriozitet;

Ne te vertete anje nga keto momente ne çastet e para te ; asnje emocion! 
SEPSE:
- zbritja nga avjoni/anija etj,  eshte si "kalova lumin te **** kalin" (uh, shyqyr qe arritem gjalle!)
- dalja nga kontrolli i pasaportave eshte si "ua s'pa njeri e?...si kalova aq shpejt???... se Filani na e beri tmerr, kontroll i rrepte e hapin çantat..." ("po une e dija; normal qe do kaloja: djath s'kam, mish s'kam, raki jo e jo")
- hipja ne metro apo dalja ne autostrade eshte ne shumicen e rasteve prepotente, aq sa po nuk i shkele kallon ndonje kokederri Perendimor, te tjeret te hapin rrugen... ("shi si jane keta Perendimoret si pula ne timon!")
- vizita e qytetit duhet te mbaroje brenda paradites se pastaj kemi shume pune... "s'do bejme i çik SHOPPING?!" (nga 10 - 20 - 30 € se ndryshe i kam te çamet sa te dua!!!)
- "ej, po pse duhet te hame keto gjerat e shpifura qe hane keta Perendimoret? ...Ka ndonje fastfood ku bejne sufllaqe.... Ua po pati McDonald's me mire akoma!"
- Perballja me koshat e plehrave...keto objekte "koti fare"!
- Sa kot, s'lejohet cigarja brenda neper lokale!
- Keto dyqanet me orare...pse mbyllen ne dreke?
- Si mbyllet kuzhina ne oren 14:00...pse kur hane dreke keta me pulat?
Te gjitha keto dhe pyetje te tjera qe s'po ju rendis!

Pergjigja ime eshte se keta Perendimoret kane RREGULLA QE ZBATOHEN nga te gjithe njesoj prandaj sistemi funksionon; ne shumicen e rasteve. Konfrontimi i herepashershem ben te rritet niveli i sherbimit dhe i perceptimit te te drejtave dhe detyrave... (ngjajne si "fjale te huaja"!!!)
Por nje "shqipo" nuk i bejne pershtypje sepse ka vetem nje etalon bukurie apo shemtie: VETVETEN. 
Per nje popull qe del nga erresira e izolimit (nuk flas vetem per vitet '45- '90)  dhe gjendet perpara diellit vezellues se bollekut me syte mbyllur, nuk ekzistojne historirat. Mjafton te marrim nga nje copez diell dhe te ndrisim si Perendimoret.
Ne duam te jemi si ata pa patur idene se PSE Perendimoret jane ne kete/ate menyre?!
Ne me shpejtesine e drites bleme Mercedesa qe te ngjanim si gjermanet, hengrem Pizza qe te ishim si latinet dhe mesuam te hanim Suvlaki si greket qe te mos na ngaterrojne me popujt inferiore ndaj nesh (siç jane afrikanet! mora nje shembull do si do se ne nuk jemi as ndonje popull racist!)
Ne jemi ata qe brenda viteve '97 ishim pasaniket e Ballkanit dhe nje vit me vone pastruam te gjithe hambaret e Evropes!
Ne qe s'na mungon asgje po na mungojne RREGULLAT vazhdojme ta mbajme koken lart pa ulur asnje milimeter per te pare se ne c'shtepi "katran" jetojme....
"Shtepia" jone eshte boshe...dhe po merr me vete dhe shpirtin ne ate zbrazeti.  
Disiplina nuk eshte e keqja e madhe, studimi nuk eshte si alternative e kafenese!

Drejt Evropes nuk shkohet me I-Pad...po me mendje dhe me PUNE.

Si mendoni?

Apr 16, 2012

Pse zgjedhim nje blog?


VISIBILITET
KONTAKTE
DIALOG
DEGJIM
KRAHASIM

Ne kete blog u jepet VISIBILITET te gjithe atyre shqiptare krijues qe kane lidhje me ARTIN ne te gjitha format e tij, me mjedisin dhe me tematikat sociale!

Gjate muajve te apasjonuarit dhe ata qe na ndjekin vihen ne KONTAKT me artiset dhe aktivitet e tyre, te rejat ne fusha te ndryshme, evenimentet brenda dhe jashte vendit, konkurset, studimet, problemet...etj lidhur me temat kryesore; sikurse ne kontakt me njeri tjetrin.

Nepermjet kesaj pike takimi virtuale behet i mundur dhe i lejueshem krijimi i nje DIALOGU ne nivele te ndryshme te shoqerise shqiptare dhe asaj te huaj lidhur me Shqiperine. 

Ne mundohemi te DEGJOJME kerkesat qe vijne nga impulse te brendshme (arti dhe kultura, mjedisi, bashkejetesa) dhe nga te huaj qe njohin Shqiperine, shkruajne e marrin pjese aktive ne zhvillimin e qyteteve tona. 
Ne te njejten kohe ngreme zerin, kerkojme e publikojme ne kete BLOG: mendime, studime dhe alternativa qe te degjohen nga te gjithe.

KRAHASOHEMI me shqiptaret qe jetojne jashte territorit te Shqiperise. Ata qe kane patur suksese edhe pse kane ndjekur studime te ngjashme me ata qe studiuan brenda vendit... 
Keta shqiptare, qe vazhdojne te jene krenaria e kombit duhet te jene nxites per te permiresuar jetesen e atyre qe punojne me pasion brenda realiteti shqiptar!

Mar 31, 2012

Questionnaire on Turism in Albania



JU FTOJME TE
VIZITONI FAQEN E
LIDHUR ME TURIZMIN NE SHQIPERI.
JU LUTEMI TE PLOTESONI HAPESIRAT 
E VENA NE DISPOZICION.
fALEMiNDERIt!


VI INVITIAMO A 
VISITARE LA PAGINA DEL
QUESTIONARIO 
IN MERITO AL TURISMO IN ALBANIA.
VI PREGHIAMO DI RISPONDERE ALLE DOMANDE ASSEGNATE.
GRaZIe!

WE INVITE YOU TO 
VISIT THE PAGE OF
QUESTIONNIERE
ON TURISM IN ALBANIA.
PLEASE ANSWER TO THE QUESTIONS 
ALLOCATED.
THANKs!

Mar 6, 2012

Scopri l'ALBANIA Discover ALBANIA...

Le immagini che passavano nelle varie TV europee, dell'Albania durante il quasi decennio 1991-2000, fanno parte di quei brutti ricordi, dei quali nessun albanese potrebbe esserne fiero.
Fino agli anni '90 nessuna descrizione nei libri di storia, quelle poche notizie, strane, nascoste, frammentate, il nulla... prima dell'arrivo di quelle piccole navi piene di clandestini in fuga... Ed è pur vero che quella prima nave uscita violentemente dal porto e arrivata improvvisamente alle coste "europee" racchiude in breve la storia di quella parte dell'Adriatico rimasta per tantissimi anni "un punto vuoto" nella cartina dei Balcani.
E' il primo segno di un grande desiderio di cambiamento della vita; è la partenza verso un mondo migliore e democratico di un paese ex-comunista...

Sono passati poco più di 20 anni e in Albania si sono confermati i fenomeni dei "cervelli in fuga" e nello stesso tempo è arrivato anche lo sviluppo grazie alle nuove tendenze importate in tempo reale dai paesi europei, l'Australia o l'America. 
Oggi "il paese delle aquile" ti da l'idea di un cantiere aperto, un'opera in continuo restauro dove si lavora con passione, un bambino in continua crescita. 
In quella crescita sociale, economica e turistica che cerca ogni giorno di essere comparabile ad altri paesi (dei balcani ed europei). 
L'Albania è sempre in (ri)costruzione, alla ricerca della bellezza. Affacciata magnificamente al Mediterraneo contratta in armonia i paesaggi, i sapori, gli odori dei prodotti della costa e della montagna; scoprendo sempre di più l'originalità che la rende unica. 
Una regione attenta a mantenere buoni (anche se nuovi) rapporti con i vicini diversi, con i leader mondiali e con i propri cittadini, ormai con nuove richieste e non più in fuga. 
Attenta alle nuove tendenze e richieste del mercato a seguito del cambiamento climatico, alle nuove politiche sociali, al design e alla moda, all'architettura ecc.

Il cambiamento d'immagine è anche frutto dell'immigrazione e le nuove esperienze acquisite nei  paesi lontani dove tanti albanesi vivono ancora oggi. 

Siamo forse diventati più bravi avendo studiato, vissuto e lavorato nel resto del mondo?

Tanto è stato già fatto...e molto altro da fare perché è un paese che ha sofferto molto ma nel quale non manca nulla e deve/può offrire tanto a se stesso e al MONDO.

Visitate l'Albania; essa ha bisogno di sapere che migliorare ancora: 
si deve e si può!


Feb 29, 2012

SA e perceptojme te BUKUREN? Do we perceive beauty?

Do we recognize the talent in an unexpected context?
A man sat at a metro station in Washington DC and started to play the violin; it was a cold January morning. 
He played six Bach pieces for about 45 minutes. 
During that time, since it was rush hour, it was calculated that 1,100 people went through the station, most of them on their way to work.
Three minutes went by, and a middle aged man noticed there was musician playing. 
He slowed his pace, and stopped for a few seconds, and then hurried up to meet his schedule.

A minute later, the violinist received his first dollar tip: a woman threw the money in the till and without stopping, and continued to walk. 
A few minutes later, someone leaned against the wall to listen to him, but the man looked at his watch and started to walk again. 
Clearly he was late for work.
The one who paid the most attention was a 3 year old boy. His mother tagged him along, hurried, but the kid stopped to look at the violinist. Finally, the mother pushed hard, and the child continued to walk, turning his head all the time. This action was repeated by several other children. All the parents, without exception, forced them to move on.

In the 45 minutes the musician played, only 6 people stopped and stayed for a while. 

About 20 gave him money, but continued to walk their normal pace. 

He collected $32. 

When he finished playing and silence took over, no one noticed it. No one applauded, nor was there any recognition.
No one knew this, but the violinist was Joshua Bell, one of the most talented musicians in the world. He had just played one of the most intricate pieces ever written, on a violin worth $3.5 million dollars.
Two days before his playing in the subway, Joshua Bell sold out at a theater in Boston where the seats averaged $100.
This is a real story. 
Joshua Bell playing incognito in the metro station was organized by the Washington Post as part of a social experiment about perception, taste, and priorities of people. The outlines were: in a commonplace environment at an inappropriate hour: 
- Do we perceive beauty? 
- Do we stop to appreciate it? 
- Do we recognize the talent in an unexpected context?
One of the possible conclusions from this experience could be:
If we do not have a moment to STOP and LISTEN to one of the best musicians in the world playing the best music ever written, how many other things are we missing?

Deshiroj te ndalem....
Kjo histori vazhdon te qarkulloje ne internet.
Shume e kane lexuar ne gjuhe te ndryshme! Shume, dmth te gjithe ata qe terhiqen shpejt prej leximit! 
Ketu me lart e vura ne anglisht per t'iu rikujtuar se shqipja nuk eshte (akoma) gjuhe boterore edhe pse ne e imagjinojme te mundur!
Une e lexova dhe me pelqeu....
Vetem se, nuk dua fare ta ve theksin te Joshua BELL qe i ka merituar te gjitha duartrokitjet kur ka dale ne skene dhe e kane njohur e vleresuar! 
Dua te ndalem (bashke me ju) tamam te kjo analiza e cuditshme me pyetje qe autori ka shtruar me te drejte ne konkluzione:
A e perceptojme NE te BUKUREN? A ndalemi ne per ta vleresuar ate???
Ndoshta shume te thjeshta keto te dyja... pergjigjemi thate me nje: "po mo, patjeter!". 
Pergjigjemi shpejt si per te evituar koklavitje te metejshme qe do na futnin, si ne nje ring boksi, ne nje qoshe argumentash nga ku rrezikohet te mos dalim kollaj e te palenduar.
Pergjigjemi thate se "kemi pune" dhe s'kemi kohe per te humbur... Aq automatikisht kjo pergjigje sa harrojme te mendojme!
Ndalu dhe mendo c'eshte per ty e bukura? ok... i afrohem pyetjeve me te forta:
A e dallojme (e kuptojme) talentin ne kontekste (apo ambjente) jo te zakonshme?!
(Ja "bomba" qe hidhet pa paralajmerim!!!)
Shume interesante... tamam sikur te pyesesh: do ta kishe njohur ndryshimin e muzikes, sikur ne filarmonine e shtetit te ishte kompozitor VERDI???
Paralelizem i cuditshem apo jo? 
Krijoj nje tjeter mundesi jashte konteksti: do ta kishe njohur Robert Ndreniken sikur te te kontrollonte pasaporten ne aeroportin "Nene Tereza" nderkohe qe luante nje pjese filmi?
E provoj dhe nje here me nje shembull te ngjashem: sikur Tedi Papavrami t'i binte violines ne spitalin psikiatrik ? 
Pergjigja kesaj here eshte acaruese dhe nen friken e qoshes pa dalje pergjigjemi "JO e ca pastaj?!"..."JO dhe s'me intereson ta njoh... se e kam koken te mbushur me "gjera" dhe s'kam vend per mendime..."
Per shkak te kesaj arrogances se pakuptimte dhe te dyshimeve "idiote", prandaj pergjigjemi ne kete menyre! 
Se nuk duam te shohim, te degjojme, te shijojme ndryshe nga c'kemi bere deri tani!
Sepse vazhdojme t'i mbysim idete e mrekullueshme me dialogje "pazari"... 
Keshtu s'kemi per ta njohur e as per ta shijuar kurre artin edhe sikur ta kemi perpara hundes. 
Mbetemi ne vetmine e rutines duke vene faje absurde...
Rrjedhimisht nuk do te kemi as aftesite per te rritur femije me shije artistike, se jua presim hovin qe ne dyshimet e para... Se nuk i kemi shoqeruar kurre ne nje ekspozite, koncert apo muzeum!
Sa "gjera te bukura" humbasim keshtu? 
Jeta do te ishte me e thjeshte dhe truri do te punonte me shpejt i stimuluar nga ndryshimet e bukura! 
Sa kohe harxhojme me argetime te kota? Sa iniciativa krijuese unike dhe te mrekullueshme do kishim sikur te linim te lire imagjinaten dhe te shijonim me te vertete cudirat e vogla qe na ndodhin cdo dite ne jete???

Prandaj:

Te ftoj te ndalesh per NJE MINUTE , te "zgjidhesh nga zinxhiret" mendimet/krijimtarine dhe te gjesh "te bukuren" qe cdo dite jeton brenda teje.


thinking....