Pages

Showing posts with label Panair Tirana. Show all posts
Showing posts with label Panair Tirana. Show all posts

Nov 19, 2012

Biblio-Mat | A Vending Machine for Used Books

Panairi i librit është një event i rëndësishëm ku libra të rinj ekspozohen jo vetëm për komunitetin letrar por edhe për publikun e gjerë. Promovon edukimin nëpërmjet leximit. Shpalos imagjinatën e femijëve ndërsa i formon karakterin. Pasuron kapacitetin tonë kulturor dhe social. Si dhe ka potencialin të na informojë për një cilësi më të mirë jetese.
Tani që Panairi i Librit në Tiranë ka përfunduar, dua t'ju paraqesë të gjithë entuziastëve letrarë një tjetër mënyrë për të vazhduar leximin. Ky projekt krijues vjen nga një dyqan librash të përdorur në Toronto.
Biblio-Mat është një automat librash, mbi 112 milionë tituj në fakt. Vetëm se nuk e dini ç'libër keni blerë. Kur fusni monedhat, makina fillon punën me gumëzhitje dhe dridhje. Ky proçes përfundon me një zile (pak a shumë si ato të telefonave të vjetër), që rrit suspensën për të parë se ç'libër del.
Surpriza është një mënyrë e këndshme për të argëtuar klientët dhe për ti nxitur ata të lexojnë subjekte të reja.
Ky projekt i bashkohet një sërë mënyrash të tjera krijuese që nxisin leximin publik. (këtu, këtu)



Book fairs are important events where new books can be showcased to the literary community as well as general public. It promotes learning through reading. It enfolds kids imagination while building their character. It enriches our cultural and social capacity. It has the potential to inform us of a better quality of life.

Now that Tirana Book Fair has ended, I'd like to introduce to all of you book enthusiasts another way to continue reading. This creative project comes from a Toronto used-books store.
Biblio-Mat is a random book dispenser with over 112 million titles. Only you won't know what you'll get until it's out. When a customer puts coins into it, the Biblio-Mat dramatically whirrs and vibrates as the machine is set in motion. The ring of an old telephone bell enhances the thrill when the customer’s mystery book is delivered with a satisfying clunk into the receptacle below.
The surprise is a great way to entertain customers and encourage reading new subjects.

This project joins a series of other creative ways that promote public reading. (here, here)

via npr


Nov 15, 2011

Panairi i 14-te i Librit "Tirana 2011" | Photos

PANAIRI I 14 I LIBRIT “TIRANA 2011”

Panairi qendroi hapur nga 9-13 Nentor 2011, në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë veprimtari të rëndësishme të kulturës shqiptare, moren pjesë shumë botues, shpërndarës, shitës të librit dhe të shtypit, shtypshkronja, studio grafike, shtëpi diskografike dhe media elektronike, institucione dhe shoqata të ndryshme, si dhe mijera lexues entusiastë.

Ashtu si në Panairet e tjera të Librit të Tiranës, edhe këtë vit organizatorët ftuan shkrimtarë, poetë e krijues të tjerë, te cilet zhvilluan takime e biseda, debate mbi librin, autografe etj. si dhe gazetarë nga organet kryesore të shtypit shqiptar dhe të huaj qe ia ngriten volumin kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore në vënd.

Ju që shkuat jo vetem per të parë por edhe për të blerë, na thoni përshtypjet për eventin dhe librat. A keni filluar ti lexoni? Si ju duken deri tani?
Fotot e mëposhtme janë një interpretim [personal] i marrëdhënies se njerëzve me librat, jo vetëm midis autorëve, informacionit [imagjinata vs. realiteti, fiction vs. non-fiction, e vërteta ime vs. e vërteta jote] dhe lexuesve, por se si ka ndryshuar (ose mund të ndryshoje) ky 'relationship' në kohën e sotme të internetit dhe materialitetit/dixhitalizimit të tij.
*All thoughts, opinions, and constructive criticism is welcomed :-)

all photos by diagstudio

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sep 29, 2011

Turismo e green energy a TIRANA

Turizem dhe green energy: ne Shqiperi ka vend edhe per investitoret e huaj

Turismo e green energy: in Albania c'è spazio per gli investimenti stranieri

“Pushime!”, i pari panair internacional i turizmit te qendrueshem: ne TIRANE nga data 15 deri ne 16 tetor 2011...
&
“Ecobiz Expo Tech”, edicioni i peste, i panairit te specializuar ne turizmin e gjelber (turizmi natyror): ne Tirana dhe Shkup nga 16 deri ne 19 tetor 2011. (www.ecobizexpo.biz).

“Pushime!”, prima fiera internazionale del turismo sostenibile a Tirana dal 14 al 16 ottobre 2011...
&
“Ecobiz Expo Tech”, quinta edizione della specializzata sulla green economy, a Tirana e Skopje dal 16 al 19 ottobre 2011 (www.ecobizexpo.biz).



http://www.albanianews.it/notizie/albania/item/2022-turismo-e-green-energy-in-albania-ce-spazio-per-gli-investimenti-stranieri