Pages

Showing posts with label Takim me PERfACTs. Show all posts
Showing posts with label Takim me PERfACTs. Show all posts

Jun 23, 2012

Happy 1st Anniversary PERFACTs BLOG!!

PERFACTs Blog është iniciativa e parë e marrë nga PERFACT.

Ky vit ka qënë shumë i rëndesishëm dhe tepër experimental për PERFACT, prandaj në rradhë të parë dua t’ju falenderoj për ndihmën dhe mbështetjen që i keni dhënë blogut me pjesëmarrjen, opinionet dhe kuriozitetin tuaj.

Kur kjo iniciativë filloi në qershor të 2011, me të vërtetë nuk kishim asnjë ide çfarë të prisnim dhe jemi munduar ti shkruajmë postet me një mendje të hapur dhe temat ti mbajmë sa më interesante për të patur nje lexim të vazhdueshëm dhe një dialog sa më konstruktiv.

Kjo eksperiencë njëvjeçare ka patur emocione, aventura dhe mësime duke përfshire “the good, the bad and the ugly.” ☺


Së shpejti do të shihni disa ndryshime në blog që shpresoj se do t’ju pelqejnë. Qëllimi i përgjithshëm vazhdon të jetë qasja dhe vizibiliteti i talenteve lokale në një kontekst global, por disa nga temat e diskutimeve do të fokusohen më shumë në aktet statike përformuese të krijimtarisë artistike (të cdo lloji) dhe rolin e tyre në pjesëmarrjen dhe ndryshimin publik.

Dy prej temave më të njohura do të vazhdojnë të kapin thelbin e blogut duke prezantuar talente krijues që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj dhe duke i inkurajuar audiencat ta shohin vendin si një 'eksperiment kreativ' për të sfiduar dhe ndryshuar status quo-në e tij.

1. Featured Artist paraqet artistët brenda dhe jashtë vendit, talenti dhe puna e 
të cilëve rrit praninë e kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare.

2. Gentle Manifesto shpreh konfuzionin, lodhjen, frustrimin dhe shpresat tona për të përmirësuar jetën publike në nivelin lokal. 


Duke parë si shprehen këta talente të rinj nëpërmjet artit; se si e konceptojne ata çfarë ndodh në atë cep të botës ku jetojnë, atëherë mund ta kemi më të lehtë të nxisim një ndryshim në kulturë. Ky dialog i dyanshëm krijon një platformë ku pjesëmarrja e [multi]identiteve jo vetëm që ekspozohet, por dhe realizohet. Edhe pse shumica e njerëzve e kuptojnë pasurinë kulturore dhe artistike si një luks apo humbje kohe, ajo është e domosdoshme në konceptimin e jetës në qytet. Na jep kapacitetin e duhur të kuptojmë rolin e një vendi të suksesshëm për një jetë më me vlerë. Pjesëmarrja e 'spektatorëve' dhe 'artistëve' mundëson transformimin e konflikteve politike në akte civile si dhe përmirësim në sinergjinë me shtetin.

Kjo marrëdhënie është gjithpërfshirëse, me ndërprerje, e rastit, apo dhe e brishtë. Prandaj dhe blogu dëshiron ti japë një zë të vrullshëm çështjeve dhe problemeve lokale duke i lidhur ato me diskursin internacional; të pranojmë faktin se jemi pjesë e një grupi dhe bisede më të gjërë globale. Vetëm kështu mund ti sfidojmë, ndryshojmë, transformojmë apo zgjidhim frustrimet tona.

PERFACTs Blog kërkon të aktivizojë dhe paraqesë forma të reja bashkëpunimi, shprehje dhe transformimi publik nëpermjet ndërhyrjeve taktike në performancen kulturore, hapësinore dhe ideologjike, për të zgjeruar pjesëmarrjen sociale dhe angazhimin drejt strategjive afatgjate për ndryshim.

Temat në fokus do të jenë: artet, jeta urbane, arkitektura, design, kultura, ideologjia, media, teknologjitë e reja, mjedisi dhe trashëgimia - fusha në qendër të së cilave është pjesëmarrja, qasja dhe ndërhyrja artistike për të mirën publike.

Blogu dëshiron të jetë multidisiplinar dhe multidimensional, prandaj të gjithë ju që jeni të interesuar dhe keni materiale për të vënë në blog, qoftë ato opinione, projekte, foto ose video të punës tuaj artistike, personale, apo të frymezuara diku, mos hezitoni të më kontaktoni; sikur vetëm per tu informuar dhe frymëzuar nga gjëra të reja që po ndodhin në vend apo jashtë. 
Faleminderit për zërin që i jepni këtij blogu duke e bërë "Partner në Krijim”.

Po ju lë me këtë video dhe na ndiqni ditët që vijojnë për më tepër updates. 
PERFACTs Blog është në Facebook, prandaj mos harroni ti bëni LIKE & SHARE. ❤

HAVE A GREAT WEEKEND!!!




PERFACTs Blog is the first initiative launched by PERFACT.

This year has been very important and quite experimental for PERFACT, so first I’d like to thank you all for the help and support given to the blog with your participation, opinions and curiosity.

When this initiative began last June, we really had no idea what to expect and we have tried to write posts with an open mind, and keep their subjects interesting in order to maintain continuous readership and a constructive dialogue.

This year-long experience has been full of emotions, adventures and lessons including “the good, the bad and the ugly.”  
☺ 

Soon you will see some changes to the blog that I hope you’ll enjoy. The overall goal continues to be the access and visibility of Albanian talent in a global context, but some of the discussion topics will focus more on the static performative acts of artistic creativity (of any kind) and their role in public participation and change.

Two of the most popular topics will continue to capture the essence of the blog by featuring creative talents living in Albania and abroad while encouraging audiences to view the country as a 'creative experiment' in order to challenge and change its status-quo.

1. Featured Artist presents artists at home and abroad, whose talent and work increase the presence of Albanian culture on the international scene.

2. Gentle Manifesto voices the fatigue, confusion, frustration and our expectations to improve public life on a local level.

By looking at how local talents express themselves through art, how they creatively conceptualize whatever happens in their little corner of the world, then it is easier to promote a change in culture. Such mutual dialog creates a platform where the participation of [multi]identities is not only displayed but achieved. Even though most people consider cultural and artistic property a luxury or a waste of time, it remains essential in visioning life in a city. It gives us the capacity to understand the role of a successful place for a valuable life. The participation of ‘spectators’ and artists’ enables the transformation of political conflicts into civic acts and improves the synergy with the state.

This relationship is comprehensive, intermittent, occasional, and even fragile. Hence, the blog wants to give a prompt voice to local issues and problems by connecting them to the international discourse; to acknowledge the fact that we are part of a bigger crowd and discussion. It is the only way to challenge, change, convert or resolve our frustrations.

PERFACTs Blog seeks to activate and provide new forms of collaboration, expression and public transformation through tactical interventions in cultural, spatial and ideological performativity, in order to expand social participation and commitment toward long-term strategies for change.

The topics in focus will be: arts, cities, architecture, design, culture, ideology, media, technology, mobility, environment and heritage – areas that center on creative participation, access and intervention for the public good.

The Blog wants to be multidisciplinary and multidimensional, so if you are interested in being heard, seen and read , then share your creative, personal or inspirational work, be it an opinion, project, photos or videos, do not hesitate to contact me, even if only to be informed and inspired by new things happening at home or abroad.

Thanks for giving voice to the blog by making it a “Partner in Creativity”.

Stay tuned, more updates coming up next week. You can find us on Facebook so don’t forget to 
LIKE & SHARE. ❤

Apr 23, 2012

One Day on Earth ALBANIA | The Screening Event

Filmi dokumentar 'Nje Dite ne Toke' eshte mundesuar nga me shume se 3000 ore xhirime, ku njerez te thjeshte ne mbare boten kane filmuar jeten e tyre ne te njejten dite, 10 tetor 2010. Kjo iniciative shfaq pamje te nje njerezimi te nderlidhur qe kurre me pare s’ka qene i mundur.
Filmi me metrazh te gjate u shfaq ne Diten e Tokes, 22 prill 2012 ne Tirane si pjese e nje eksperience globale ne mbi 160 vende.
Ky event u mundesua ketu ne Tirane nga PERfACT (Facebook) ne bashkepunim meTirana Ekspres (The alternative art space of Tirana) (Facebook). Falenderojme organizaten Nje Dite ne Toke per kete iniciative te shkelqyer. 
Filmi te ben te qeshesh, te qash, te mendosh, por me teper te ben te kuptosh qe ne ketu ne Shqiperi jemi nje pjese mjaft e vogel e nje sistemi qe tejkalon dhe imagjinaten . Pra nuk jemi te izoluar me. Cdo gje eshte e nderlidhur, jo vetem ne shkembimin shoqeror te vlerave, eksperiencave, por dhe deshira e perpjekja per te patur nje jete sa me te plote me cdo gje qe na ofron ky planet. Prandaj filmi duhet pare me nje mendje te hapur, per te gjetur frymezimin dhe fuqine te vazhdojme perpara; te shijojme cka na ofrohet por edhe te japim mbrapsht. Vetem keshtu mund te arrijme nje balance te gjate e te qendrueshme me veten dhe token ku jetojme.
Per te ditur me shume mbi kete projekt dhe realizimin e tij klikoni me poshte:

Ja disa video dhe foto nga shfaqja e filmit ne Tirane.

photo by diagstudio
photo by diagstudio
photo by diagstudio
photo by diagstudio
photo by diagstudio
photo by diagstudio
photo by diagstudio
photo by diagstudio
Falenderojme per mbeshtetjen te gjithe ata qe mundesuan dhe ishin aty gjate shfaqjes se filmit 'Nje Dite ne Toke'  ne Tirana Ekspres (The alternative art space of Tirana). 







Apr 21, 2012

THE EARTH - LA TERRA - TOKA

Mos mungoni ne aktvitetet 
e dites se TOKES
22 Prill 2012
TIRANE

Ne mengjesin e te djeles:
Qe prej ores 10:00 deri ne 18:00
Tirana Ekspres (The alternative art space of Tirana) organizon nje "Aksion per pastrimin e Liqenit Artificial te Tiranes". Mund te jepni kontributin tuaj dhe te ndihmoni ne permiresimin e jeteses se kryeqytetit.

Ora 10:00 deri ne 13:00
Gjithmone ne Parkun e liqenit artificial te Tiranes - nisma qytetare "Ne paqe per Natyren" me EcoBicycle ndermarrin nje fushate sensibilizimi me titull "Pastro, Riciklo, Pedalo". Aksioni per pastrimin dhe informacione mbi rregullat e riciklimit ju mirepret.

Ora 11:00 tek Parku Rinia ne qender te Tiranes
"Ta pastrojme Shqiperine ne nje dite" organizon te parin "FlashMob" per te inkurajuar dhe sensibilizuar te gjithe qytetaret ne mbrojtjen e AMBJENTIT ku jetojme. 

Ne mbremje:
Ora 20:00
Per here te pare ne te gjithe BOTEN.
Ne ambjentet e Tirana Ekspres (Rr. Karl Gega, Blloku i Magazinave - Tirane).  
Sigurisht nuk mund te humbisni Evenimentin GLOBAL te pergatitur nga PERfACT & Tirana Expres ne projektimin i filmit te pare dokumentar: "Nje Dite ne Toke".
Jemi pjesemarres te nje iniciative boterore.

Merr pjese ne nje nga aksionet e organizuara...
BEHU EDHE TI PJESE E HISTORISE SE TOKES!

Nov 2, 2011

E shtune 29 TETOR 2011 | Event Photos

Fotot e Takimit te Pare "live" me PERfACTs.
Faleminderit te gjitheve per pjesmarrjen!
 ♥ PERfACTs Team

Oct 31, 2011

E shtune 29 TETOR 2011


Permbledhje e nje mbremje:
Te shtunen ne daten 29 tetor 2011 tek "Les Amis" ne Tirane u mblodh nje grup te rinjsh te cilet folen rreth iniciatives se re: PERfACTs...
Cilet jemi ne?
Pse e prezantojme kete projekt per te gjithe ju "FALAS"?
Cila eshte e ardhmja qe presim nga iniciativa?
....
Ky ishte vetem takimi i pare "live" pasi takimet me PERfACTs jane te perditshme per ata qe na ndjekin on-line... 
Kete vit shpresojme te rritemi ne numer, ne menyre qe takimi yne i dyte ne Tirane te jete frytdhenes dhe i kendshem... Presim mendimet tuaja lidhur me kete mbremje sikurse ju ftojme te na sugjeroni pikepamjet tuaja lidhur me PERfACTs dhe tematikat qe ne trajtojme.

Se shpejti do te publikojme fotot e kesaj mbremje...

*irsiB dhe Elma* ju falenderojne dhe ju presin ne takime te ardhshme!