Pages

Showing posts with label SPK. Show all posts
Showing posts with label SPK. Show all posts

Feb 17, 2014

Featured Artist | Irgin Sena @MIZA

MIZA Galeri
presents // prezanton:

IT STARTED STARTED STARTED SOMEHOW (zoo)
by // nga

February 19 - March 19, 2014 // 19 Shkurt -19 Mars, 2014
Opening // Hapja @19:00 hr



Irgin Sena is an Albanian artist currently living and working in NYC. For selected works and other info, make sure to check out his website, where you'll also find a preview of his piece “it started started started somehow (zoo)” opening at MIZA on Wednesday.



Below, is an excerpt in Albanian via MIZA:
“it started started started somehow (zoo)” është një film 16 minuta, i cili përbëhet nga tre elementë të vecantë. Njëri prej tyre hulumton marrëdhënien midis një monumenti dhe pemëve që e rrethojnë atë; për më tepër vë në dukje kapacitetin e kësaj marrëdhënie për të kompozuar kolonën zanore të saj. Një element tjetër hulumton një kopësht zoologjik – që zvogëlohet gjithnjë e më tepër duke qëndruar si një mbetje nga një kohë tjetër – dhe marrëdhënien e tij me ambientin rrethues. Kamera është e drejtuar nga objektet që përbëjnë këtë ambient, duke bërë që kopështi zoologjik të jetë i pranishëm në film vetëm nëpërmjet zhurmave që prodhon. Të tre elementët përbërës ndërpresin, zgjasin, deformojnë, riformojnë dhe përtërijnë kuptimin e njëri-tjetrit nën efektin e kontekstit ku ndodhen.

Pa titull është një video lak e cila paraqet një objekt rrotullues mbi një platformë. Objekti, rrotullimi i të cilit është i përkohshëm, ka si realitet rënien. Rënia, në këtë video, duket e vonuar; por me kalimin e kohës vërehet që objekti nuk bie. Ai është në një rrotullim pa fund.
Kjo zgjatje kohore materializohet edhe në shushurimën e ujit, e cila është një instalacion audio në hapësirën e parë të galerisë. Kjo shushurimë, në gjëndje të segmentuar, është e pranishme dhe në “It started started started somehow (zoo)”, film i cili shfaqet në hapësirën e dytë të galerisë.
Here is an interview with the artist [in Albanian].


IRGIN SENA SPECIALE nga Elsa Demo from MIZA on Vimeo.

*********************************************************


Nov 28, 2013

Featured Event | Art Kontakt Celebrates Its 10th Anniversary

Art Kontakt celebrates its 10th birthday.
 


Contemporary Art 
Workshops
Performances
Exhibitions
Video-mapping Installation
Experimental Music
Book Presentation on Performance

With the support of: University of Arts, M.A.M, National Gallery of Art, Italian Institute of Culture, EDS Foundation, Hako shpk, Six Senses, Independent Kultural Scene, National Historical Museum, French Alliance, Embassy of France.

Participants of this event are current and former collaborators of Art Kontakt: artists, curators, and enthusiasts.

Event Program:


November 29 - December 4, 2013
University of Arts
Student Workshops.
Creative Director: Andrea Pagnes/Verena Stenke, Marianna Andrigo/Aldo Aliprandi, Ema Andrea.

December 4, 2013
Opening Ceremony: FRAGILE LIMITS 
Video, installations & projections of most significant works in these 10 years of Art Kontakt.
Bllok - Manhatan
18:00 hrs


Official Band

Interactive project of Robert Aliaj Dragot in collaboration with ELIGHT.
Bllok - New Berlin
21:00 hrs


December 5, 2013
National Historical Museum
University of Arts Students Performance 
17:00 - 20:00 hrs

Video Installation by Helona Ruli
18:00 hrs
December 6, 2013
National Gallery of Art
Book Presentation: “Fall of Faust” by A. Pagnes.
10:00 hrs

Performance by Ema Andrea/Klod Dedja.
17:00 hrs

Performance by Marianna Andrigo/Aldo Aliprandi, EVANESCENCE...NOI.
18:30 hrs

FRAGILE LIMITS, a performance by VestAndPage (Andrea Pagnes/Verena Stenke), sound design by French artist Nicolas Verhaeghe.

The afterparty is a audio-visual feast with invited guest DJ/VJ Leoanard Toma, NamVan, and others.
JOIN IN THE CELEBRATION!!
“An intercultural dialogue process called 'KontaKt ' was born in Venice in 2003, focused on the exchange and mediation between cultures and artistic phenomena from the Adriatic area. The Balkans were considered the dark side of Europe at that time. Nevertheless, starting from considering it as a paradigm and from deep critics about how was the image of Albanians and Balkanians in general, in the common european imaginary, they tried to develop an awareness and a thought about the whole Europe through the knowledge about the balkanic area.
Since the beginning this aim was applied to the developing of multidisciplinary cultural activities, including literature, contemporary arts, history, poetry, ethnography and other.
Many activities of study were focused on the works of Ismail Kadare, highlighting his international relevance.
Detection and promotion of contemporary artistic phenomena was present since the earlier events, and considered as potential social and economic development factor, as well as a ‘merging people’ factor.
After 2007 Art KontaKt starts operating mostly in Albania, taking base there, improving the attention to the contemporary artistic dimension and to his international vocation.
Over the years several art festivals were held, introducing new techniques and creative languages within sites of historical interest with symbolic memory and common historical and cultural identity, offering a new creative vision of the monuments of culture. A great challenge in a country as Albania is the poor valid support from museums and art galleries. This has not prevented the use of the power of contemporary art through the efforts of artists, curators, critics, and mangers, through articles, reflections, books, debates, creating an original system of cultural production.
Art Kontakt is committed to the communication of experimental and innovative ideas, always able to raise issues and contribute to the discussion on the ethical and aesthetic role of the contemporary artist, reflecting on the dynamics and contradictions of our times. On the occasion of the tenth year of operations, we have proposed "Fragile Limits" three intense days of activities offered by some of the best friends of ArtKontaKt, consisting mainly of performance, a discipline that had a big part in the story that we want to celebrate. The title derives from the art project that will be presented by the duo VestAndPage, based on the fragility of the biological, psychological and spiritual sphere of contemporary man. A fragility that Art Kontakt also wants to recognize in the physical limits, the real borders and the social phenomena. This without claiming to find solutions to problems, but believing that the language of art can enhance the vision of the world and the understanding between people. - Art Kontakt
*******************************************************


Oct 10, 2013

SPK [ICS] | Balade Qytetse [A Civic Ballad]

To commemorate the 102th birthday anniversary of 
the famous Albanian poet and writer Migjeni,
on October 13, 2013, 6:00-8:00 PM at Pedonalja in Tirana,
the INDEPENDENT CULTURAL SCENE-Albania [web & FB] 
is organizing a big cultural celebration: A CIVIC BALLAD.

The program includes performances, poetry, projections, music, installations, etc..
There will also be an open discussion on the importance of an INDEPENDENT CULTURAL SCENE in Albania.

*****
Ne jubilarin e Migjenit, 
më 13 Tetor 2013, ora 18.00-20.00 tek Pedonalja në Tiranë 
manifestimin kulturor NJË BALADË QYTETSE.

Programi është i mbushur me performanca, poezi, projeksione, muzikë, instalacione, etj..
Gjithashtu do të ketë një diskutim të hapur mbi rëndësinë e SKENES SE PAVARUR KULTURORE në Shqipëri.

‘‘ Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në ‘shejtnin’ e tij.....
I gjeni një qytet Migjenit
Një shkëputje, vetëm një shkëputje çasti nga jeta në të cilën të gjitha ndjenjat u shitën për bukë dhe për pare.
Ja ku jemi, ende pas një shekulli nga Shekulli i ri i poetikës Migjeniane, me të njëjtin apel ndaj ‘vullneteve të ndrydhuna’, nën të njëtën frikë mos zhytemi prap në pellgun e mjerimit - të jemi një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis. Nëmosqoftë, një endje shekullore pothuaj nën të njëjtën gjendje qerthullore.
Atë fatthënie-fatkobësi çka te vepra e Milloshit sot do ta emërtonim si profeci, e përbën ajo që realiteti ynë e bart si fatkeqësi faktike, të cilën e kemi gatitur vetë, bash ashtu siç ai nuk do ta donte kurrsesi.
As përvjetori i mbi njëqind i lindjes së Migjenit nuk e anullon thirrmën e tij dhe nuk i gjegjet dot pikëpyetjes O dhimbë krenare ndër vargjet e lira/ vallë a do prekish kënd ndër ndjesina? apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë? Frymëzim i em i pafat / që vjen e më djeg mu në gji / për kë po më flet? Për kë të shkruej?Kushedi, mund të hasnit diku një qytet të urbanizuar edhe pa asnjë poet, por s’do të gjenit dot askund një poet urban pa qytet. Si Migjeni modern në një vend ku ende s’ka qytet të mirëfilltë dhe qytetari mirëfilli. Edhe një shekull pas lindjes së tij dhe optimizmit rinor të kangës ‘na të birtë e shekullit të ri’.
Fakti i shqueshëm tashmë që Milloshi nuk pat paraardhës të drejpërdrdrejtë, dhe nuk solli dot as pasardhës migjenian përgjatë shekullit të tij e veçon atë jo thjesht si një ishull letrar, por edhe një fenomen kulturor-artistik singular. Porse, në dallim nga të tjerët para dhe pas tij, Migjeni pati bashkëkohës të drejtpërdrdrejtë në botën e kulturës dhe artit modern.Askënd nga letërsia jonë kjo hapësirë nuk dot ta pranonte më legjitimisht se Migjenin në lidhje me kushtin thelbësor të modernitetit, atë çka sot e cilësojmë si bashkëkohësia. Sepse askush si ai nuk është vendosur aq sinkron me kohën dhe kontemporanen.
Askush si ai, nuk u atashua dot tek ai shpërthim modernizmi i rrymave dhe gjinive artistike njëkohësisht me arritjet botërore, ku simbolizmi si rebelim i ngritur në rrafshin estetik dhe ekzistencializmi me turrjen dhe kalljen te vetja e ndërgjejgja u bënë dy shinat që përshkojnë gjithë artin e shekullit XX, e njëherit janë edhe binarët e veprës së Migjenit.
Ai është modeli emblematik i të qenit shkrimtar artist, ashtu si shekulli i tij do të kategorizonte Kafkën, Kamynë, Beketin e të tjerë.
Moderniteti i tij, në zhanret e ndërmjetshme e jo kategorike që rrok njëherësisht poezinë, prozën poetike, skicën letrare, tregimin shkurtër, e deri me titujt novelëzë, baladë qytetse, kangë skandaloze, melodi e këputun, kangë që s’kuptohet e ka afinitetin me artet, imazhin, skicimin, vizatimin, që e bëjnë lëndën të ngjasojë edhe me një tablo apo fragment, një akuarel i beftë ose grafikë, gjer dhe elemente të fotografisë, dizajnit dhe tabloidit kinematografik, instalacionit apo dhe performancës prej arti të angazhuar, që ndërhyn te socialja dhe shqetësimi i kohës dhe komunitetit.Miq krijues dhe dashamirës arti, iniciatorë të lëvizjes “Skena e Pavarur Kulturore” që ju dëshironi ta shpallni në jubilarin e Migjenit, rasti j’ua sjelltë për mbarë! Ju më kërkoni të sugjeroj në një faqe të vetme një titull për eventin e kësaj dite, një moto nën të e për të, mandej një skicë të shkurtër dhe ndonjë ide projekti në vijim.
Mirëpo, për ta kryer këtë lypset një ekonomi fjale dhe një distilim spikame saqë më mbetet të thërras në skenë vetë Migjenin, mjeshtrin e vocërr të sublimes therrëse madhështore. Kësisoj, po ju propozoj në intimitet dhe me zë të ulët e mes nesh ‘njenën nga ato’ projekte me shance suksesi dhe premisa pranimi, nëmos sot shekullin tjetër!
Faza e parë: I lypni pasunarëve të rinj të qytetit ose asoj mishi të kënaqun të shtetit, nën refrenin zotni, të lutem zotni, më fal ndoj send... sa për të bërë një shtatore migjeniane fëminore që t’i përngjajë Milloshit, poetit qëndindfaqësh të madhështisë së letërsisë minore.Faza e dytë: Nxirrnie këtë shtatore të ngrime në qytet dhe i kërkoni ndihmë bujarisë së teknologjisë qytetse ta pajisë atë me një burim zëri diku në trup, ku të jetë incizuar apeli për
një shkëputje, vetëm një shkëputje çasti nga jeta në të cilën të gjitha ndjenjat u shitën për bukë dhe për pare.
Faza e tretë: Merrni qimen e derrit mbi të cilën u ngul trumcaku i vetvrarë i shoqërisë, kur pasi cicrroi një herë, cicrroi dy herë, cicërroi tri herë, mandej një crrr e gjatë e plot mallëngjim që ishte porosia e tij e fundit, testament i dhimbave të tij, kërcej prej brenës dhe ra mbi një qime të derrit ..
Lëshojeni këtë qime mbi maketin me lajle-lule të projektit urban të qind vjetëve të ardhëshme të kryeqytetit, lëreni të valvitet si flamur nga një lartësi sa një bojë njeriu...si e sjellte era trumcakun rreth qimes, si gjeli metalik në majë t’oxhaqeve tona, atbotë kur frynte veri...
Dhe aty ku qimja të bjerë mes ngrehinave kallpe të maketit, si ti vijë rasti e të fryjë era, mu aty i gjeni një pikë qytet migjenit, poetit të qytetit... dhe nguliteni shtatoren... deri në acarin e ardhshëm.E nëqoftëse as kjo nuk është e mundur, mbështeteni shtatoren ku të mundni, dhe ngulnie një pllakat në trupin e saj si porosi ose hajmali për brezin e ardhshëm...Merrnie dhe çonie në qytet kët shtatore. Vendosnie në një shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt! Kushtonia atij që ka më shumë merita për kët vend! Po, ndoj ministrit o deputetit, o ndokujt tjetër... e në rasë se nuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak: perëndis klasike.
E paturpshme, t’i shtosh diç tjetër Bukurisë që vret, porse ja që jemi një shekull më pas dhe plot frikë e në rrezik nga dorëzimi i pashpresë!
Prandaj, shoqni, po deshe të mos lozin në kurriz tand ndrro format. Hiqi bragashat. Dhe vërtet ky kolektivitet shoqni që po don sot të bëhet shoqëri por ende s’ia ka mbërrit dot, në fakt ka nisë me i ndërru format e me i heqë bragashat. Si? Në tri trajta të reja që përbëjnë seicila një risi: Ose duke i zhveshur e riveshur mbrapsh dhe nxjerrë në dukje anën e brendshme, ose duke i veshur në kokë dhe lënë në pah gjithë çka më parë e mbulonin, ose duke i bërë bragashat balonë për sikterisje mjerane prej mjerimit neomigjenian.’’ -Krenar Zejno

*******************************************************

Oct 4, 2013

Featured Event | Circus A Way Of Life

European Cultural Heritage Days in Albania!


‘‘Circus a Way of Life’’ will take place tomorrow, October 5th, at 6:00-7:30pm, between PEDONALJA (Tirana's only pedestrian street) and the PYRAMID. Led by the French theater company Capillotractee Cie’, 12 young artists (ages 15-18) will provide a unique show that includes acrobatics, juggling, dance performance, pantomimes, pyrotechnics and drama, music, etc. 

The project's main goal is to support the homeless youth and to get them more involved in creative activities. Also, of importance is promoting a civic attitude and awareness toward street art and performance in order to revitalize the city. 

This event is organized by Art Kontakt in collaboration with the Don Bosko Center and supported by the 2007-2013 Cultural Program of the European Commission.
*****
Nesër, më datë 5 Tetor, nga ora 18.00-19.30 do të realizohet tek PEDONALJA dhe PIRAMIDA eventi i spektaklit të rrugës ‘‘Circus a Way of Life’’.  12 Artistë të rinj të moshës 15-18 vjec, të udhëhequr nga kompania franceze e teatrit Capillotractee Cie’ , do të ofrojnë një spektakël të veçantë që përfshin akrobaci, zhongleri, dance performancë, pantonime, piroteknikë dhe aktrim, muzikë, etj. 

Projekti ‘‘Circus a Way of Life’’ synon të motivojë dhe mb
ështesë fëmijët e rrugës, të rinjtë e talentuar që ndodhen në kushte të vështira social ekonomike të meren me aktivitet krijues. Gjithashtu projekti synon të përhape një mendësi qytetare që orientohet drejt artit dhe spektalit të rrugës për të gjallëruar rrugët dhe sheshet tona. 

Ky event organizohet nga Art Kontakt në bashkëpunim me Qendrën Don Bosko dhe mbështetet nga Programi i Kultures 2007-2013 i Komisionit Europian.

via SPK

******************************************************************

Oct 3, 2013

Featured Event | Takimet Muzikore Të Dy Botëve

Këtë vit, Takimet Muzikore të dy Botëve do të zhvillohet gjatë Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane. Tashmë në edicionin e shtatë, festivali i organizuar nga ARGJIRO, do të mbahet në Berat në 5 - 6 Tetor, duke u ndjekur nga një grand finale në Tiranë më datë 7 Tetor.


This year's Musical Encounters of the Two Worlds falls during The European Cultural Heritage Days in Albania. Already in its seventh edition and organized by ARGJIRO, the festival will be in Berat on October 5 & 6, followed by a grand finale in Tirana on October 7th. 


Classical meets Traditional Albanian Music, together on one stage. 
If you happen to be in Albania this weekend, make sure to stop by!  

PROGRAM:



** last year's event


****************************************************************

Sep 4, 2013

Featured Exhibit | ARTIST SWATTER by Rafet Jonuzi

MIZA Galeri
presents // prezanton:

ARTIST SWATTER 
by // nga

September 9 - October 9, 2013 // 9 Shtator - 9 Tetor, 2013
Opening // Hapja @20:00 hr

 
Rafet Jonuzi, born in Presevo (1964) currently living in Bregenz, Zurich and Mostar, works in different mediums such as: drawing, photography, instalation, video, sculpture etc.  
Jonuzi took part in numerous group and personal exhibitions International print Biennial, Douro, Portugal / Angel and Shadows, Iternational Art Fair Artbodensee, Dornbirn, Austria, Galerie K12, Bregenz, Austria (solo) / Künstlerhaus Palais Thurn und Taxis, Bregenz (solo) / Bienali i 4 International i Vizatimit, GAK, Prishtinë / Fondation E.Sandoz et David-Neil, Paris, France (solo), Povazska Galerija Umenie, Slovakia (solo) etc. 
At "MIZA" he will make two rooms site-specific installation, which follows as continuation of previous works (Universe in Evolution). This time he works only with flies and fly swatters - victims and offenders - artists and stars. Part of inspiration is the name of Gallery MIZA itself (Fly) and it contains more than 2000 vacuumed flies, first hundred artists from Art-Facts and 100 Fly Swatters. At the exhibition visitors can find out more about the exhibition and work itself. 
*****
Rafet Jonuzi lindur në Preshevë (1964) aktualisht jeton dhe punon në Bregenz, Zürich, Mostar dhe Prishtinë, lëvron në disa mediume shprehëse artistike si: vizatimi, fotografia, video, instalacioni.  
Jonuzi ka qënë pjesëmarrës gjatë këtyre viteve në disa ekspozita kolektive dhe përsonale si : International print Biennial, Douro-Portugali / Angel and Shadows, Galerie K12, Bregenz-Austri (personale) / Künstlerhaus Palais Thurn und Taxis, Bregenz-Austri (personale) / Bienali i 4 International i Vizatimit, GAK, Prishtinë-Kosovë / Fondation E.Sandoz et David-Neil, Paris-Francë (personale), Povazska Galerija Umenie, Slovaki (personale) etj.
Në "MIZA" Jonuzi sjell një instalacion (site-specific) që është vazhdimsi e punës disa vjeçare (Universe in Evolution). Por, kësaj here ai vjen me një projekt përbërë: mes mizave, mizëmbytëseve (pallaska) - viktimës dhe kriminelit - artistëve dhe yjeve. Vepra u frymëzua nga emri i hapësirës "MIZA" dhe instalacioni përfshin brenda tij rreth 2000 miza, 100 vrasëse mizash plastike, 100 portrete artistësh të marrë nga ARTFACTS dhe një video. Në ekspozitë do të njiheni edhe me një analizë-koncept rreth fillimit dhe vazhdimësisë të ketij projekti.

**********************************************************************

May 7, 2013

Featured Artist | Skena e Pavarur Kulturore në Shqipëri [Independent Cultural Scene in Albania]

[via Andi Tepelena]

Vendim për krijimin e RRJETIT 


Më datë 4 Maj 2013, pas një sërë takimish dhe konsultimesh me organizata dhe individë që operojnë në fushën e artit dhe kulturës u vendos krijimi i RRJETIT 

Skena e Pavarur Kulturore në Shqipëri (S.P.K), 


Më poshtë motivacioni që çoi në këtë vendim:

Nisur nga nevoja dhe dëshira për një bashkëpunim më të ngushtë brenda Skenës së Pavarur Kulturore (S.P.K) në Shqipëri, organizata të shoqërisë civile dhe individë që operojnë në fushën e artit dhe kulturës, vendosën të bashkojnë forcat për të nxitur energjitë krijuese, për të mbështetur prodhimin dhe inovacionin kulturor, forcimin e kapaciteteve menaxheriale, zhvillimin e dialogut kulturor, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për të ndërtuar një klimë të qëndrueshme të Skenës së Pavarur Kulturore.

Nevoja për të krijuar këtë RRJET lindi nga mungesa e faciliteteve për veprimtaritë kulturore e artistike, mosfinancimi dhe pabarazia e aksesit ndaj fondeve publike për artin dhe kulturën në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i Skenës së Pavarur Kulturore është të sigurojë kushte të barabarta veprimtarie të krahasuara me ato të institucioneve publike, dhe të përmirësojë pozicionin e njerëzve të kulturës dhe artit në shoqëri.

Bazuar në mirëkuptimin reciprok, në harmoni me identitetin dhe misionin e secilës organizatë dhe të individëve, S.P.K u krijua si një RRJET i hapur jo-formal, me dimension publik, e fokusuar në zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Skenës së Pavarur Kulturore në Shqipëri. Të gjithë themeluesit bashkuan vullnetin dhe nevojën për një bashkëpunim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me Skenat e Pavarura në Ballkanin Perëndimor. Rrjeti u krijua si një platformë që synon të ndikojë publikun, dhe autoritetet shtetërore që të krijojnë kushtet dhe legjislacionin e përshtatshëm që kjo skenë të funksionojë. 


Bazuar në këto parime, S.P.K. do të synojë:

1. Krijimin e një RRJETI që përfshin sa më shumë organizata kulturore dhe individë.

2. Demokratizimin e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes së aktorëve të përfshirë në këtë RRJET

3. Krijimin e një RRJETI me karakter dinamik, e cila vepron në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në mbarë hapësirën Shqiptare, e më gjerë.

4. Përmirësimin e politikave kulturore që do të nxisnin një zhvillim më të shpejtë kulturor.


Prioritet e S.P.K p
ër 12 muajt e parë:

1. Sensibilizimi i publikut dhe klasës politike për rëndësinë e Skenës së Pavarur Kulturore dhe përmirësimi i legjislacionit përkatës.

2. Dalja nga amullia ekonomike dhe vendosja në kushtet e një ekonomie tregu dhe zhvillimi të iniciativës së lirë të këtij sektori

3. Përdorimi i teknologjive të reja, ndjekja e tendencave më të mira ndërkombëtare, modernizimi i aktiviteteve për të tërhequr moshat e reja në aktivitetet e Skenës së Pavarur Kulturore dhe rritja e audiencës.

4. Intensifikimi i marrëdhënieve me Skenave të Pavarura Kulturore -të e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet ndërkombëtare prestigjioze që mbështesin artin dhe kulturën.

Këto synime dhe prioritete do të realizohen përmes komunikimit me publikun dhe shoqërinë civile, përmes bisedimeve me vendimmarrësit në të gjitha nivelet, përmes lotimit dhe sponsorizimeve, përmes fushatave, debateve dhe konsultimeve me ekspertë, përmes bashkëpunimit me organizata simotra ndërkombëtare, përmes internacionalizimit të veprimtarisë duke kërkuar mbështetje nga organizma prestigjiozë.

Themeluesit e Skenës së Pavarur Kulturore si më poshtë :

1. Art Kontakt

2. Albanian Dance Company

3. Albania Art Institute


4. Argjiro

5. Fondacioni EDS

6. Fondacioni Ulisse

7. Fondacioni Gjirokastra

8. Festivali Poeteka

9. Miza Galeri

10. Outdoor Albania

11. The Promenade Gallery

12. Portali “Ekonomia e Artit”

13. Portali PERfACT

14. Portali TiranaXXL

15. SKA-NDAL Film Production

16. Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor

17. TIFF –Tirana Film Festival 



Në ditët në vijim do të publikojmë emrat e individëve freelance (artistë, producentë, menaxherë, kuratorë, media, shoqëri civile, bota akademike, etj.)

Tirane, 4 Maj 2013

*****
Decision to establish the NETWORK 


On May 4, 2013 after a series of meetings and consultations with organizations and individuals operating in the field of art and culture, it was decided to create the NETWORK 

Independent Cultural Scene in Albania (S.P.K), 


The motivation that led to this decision as follows:

Given the need and desire for a closer collaboration within the Independent Cultural Scene (S.P.K) in Albania, civil society organizations and individuals operating in the field of arts and culture, decided to join forces to promote creative energies, support cultural production and innovation, strengthen managerial capacities, develop cultural dialogue at national and international level, and build a stable climate for the Independent Cultural Scene.

The need to create this NETWORK arose from lack of facilities for cultural and artistic activities, inadequate financing and inequality in accessing public funds for arts and culture in Albania.

The main purpose of the Independent Cultural Scene is to ensure equal conditions of activity when competing with public institutions, and improving the social status of those in culture and arts.

Based on mutual understanding and in line with the identity and mission of each organization and individuals, S.P.K was established as an open and informal NETWORK with a public dimension, focused on the development and proper operation of the Independent Cultural Scene in Albania. All founding members have a joint willpower and the need for cooperation at a national and international level with other Independent Scenes in Western Balkans. The network was created as a platform aiming to influence the public as well as state authorities to create provisions and the appropriate legislation for this scene to work.


Based on these principles, S.P.K aims to:

1. Create a NETWORK that includes as many cultural organizations and individuals as possible.

2. Democratise participation and decision-making within the NETWORK.

3. Establish a dynamic NETWORK that operates in the Albanian territory and throughout the Albanian community abroad.

4. Improve cultural policies in order to encourage a rapid cultural development.


Priorities of S.P.K for the first 12 months:

1. Raising public awareness and sensitizing the political class on the importance of the Independent Cultural Scene and improvement of relevant legislation.

2. Emerging from economic stagnation into a market economy that will provide free enterprise development of this sector.

3. Using new technologies, following the best international trends, keeping up-to-date to attract young people to the activities of Independent Cultural Scene and grow its audience.

4. Increasing collaboration with Independent Cultural Scenes in West Balkans and other prestigious international institutions that support arts and culture.


These goals and priorities will be implemented through communication with the public and civil society; through dialog and negotiations with decision makers at all levels; through lobbying and fundraising; through campaigns, debates and consultations with experts; through collaborations with partner organizations abroad and internationalizing the agenda by seeking support from prestigious organizations.


Founders of the Independent Cultural Scene are as follows:



In the coming days we will publish the names of freelance individuals (artists, producers, managers, curators, media, civil society, academia, etc.)

May 4, 2013 Tirana, Albania

[translated by PERfACT]

********************************************************************