Pages

Apr 18, 2012

18 April | International Day for Monuments and Sites dedicated to World Heritage

Sot ne18 prill festohet Dita Nderkombetare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike. E deklaruar si e tille nga UNESCO ne nentor te 1983 dhe me iniciativen e pare te marre ne 18 prill 1982, kjo dite është shndërruar në një traditë të përvitshme organizimi aktivitetesh të ndryshme kulturore për njohjen e monumenteve dhe vendbanimeve kulturore, dhe luan një rol të rëndësishëm në sensibilizimin për rrezikun e trashëgimisë kulturore.

Sipas MTKRS-së, edhe në Shqipëri organizohet hyrja falas në monumente dhe zhvillohen aktivitete të ndryshme lidhur me vlerat, rëndësinë si edhe rreziqet që i kanosen monumenteve të kulturës, më së shumti per femijet dhe te rinjte, të cilëve jo vetem do t'u ngelen këto vlera të trashëgimisë kulturore, por duhet edhe t’i mbrojnë ato.

Ja disa foto nga Berati: Gjendja e monumenteve ne qytet dhe puna qe po behet per rinovimin dhe kujdesjen e tyre.



photos diagstudio
photos diagstudio
photos diagstudio
photos diagstudio
photos diagstudio
Every year on 18 April, ICOMOS celebrates the “International Day for Monuments and Sites”, whose establishment was approved by the 22nd UNESCO General Conference in 1983. The theme for 2012 is World Heritage in celebration of the 40th anniversary of the World Heritage Convention.

The aim of the International Day for Monuments and Sites is to encourage local communities and individuals throughout the world to consider the importance of cultural heritage to their lives, identities and communities, and to promote awareness of its diversity and vulnerability and the efforts required to protect and conserve it.
18 April is celebrated all over the world. Events include scientific conferences and symposia, exhibitions, photography competitions, excursions, press conferences, the awarding of prizes, releasing press releases, publishing magazine articles and projecting films, among others.
(via Icomos)



Apr 16, 2012

One Day on Earth Global Screening Event -Albania



Ne Diten e Tokes, ju ftojme ne nje event global – shfaqja e filmit te pare dokumentar ‘Nje Dite ne Toke’. Shiheni kete film unik te krijuar nga mbi 3000 ore xhirime, filmuar nga njerez te thjeshte ne mbare boten ne te njejten dite 10 tetor 2010. Kjo iniciative shfaq pamje te nje njerezimi te nderlidhur qe kurre me pare s’ka qene e mundur.

Jeni te gjithe te ftuar kete te diele, ne 22 prill 2012 ne oren 20:00 ne ambientet e Tirana Ekspres, per nje shfaqje te filmit dokumentar ‘Nje Dite ne Toke’, tek tarraca jashte. 
Eshte nje oportunitet i madh per te qene pjese e nje pervoje filmike me te vertete globale. Le te tregojme mbeshtetjen tone dhe te perfaqesojme Shqiperine ne kete shkembim kulturor boteror. Le te ndihmojme duke marre pjese. Te gjithe jane te mirepritur. Filmi eshte me titra shqip.

Ky event eshte mundesuar ketu ne Tirane nga PERfACT (Facebook) ne bashkepunim me Tirana Ekspres (The alternative art space of Tirana) (Facebook) si pjese e eventit global te shfaqjes se ‘Nje Dite ne Toke’. Falenderojme organizaten Nje Dite ne Toke per kete iniciative te shkelqyer. 

RSVP ne Facebook tek:  https://www.facebook.com/events/367646679946410/

Projekti: Nje Dite ne Toke eshte nje projekt filmi qe, nje here ne vit, kap pervojen njerezore ne cdo vend ne botes ne te njejten dite. Dokumentari I pare me metrazh te gjate shfaqet ne Diten e Tokes, 22 prill 2012 ne mbi 160 vende. Dokumentari tregon punen e mbi 19.000 kineasteve vullnetare – fillestare dhe profesionale – dhe vendos nje rekord boteror si filmi i pare qe permban pamje nga cdo vend, ne te njejten dite. 

Arkivat ne websitin e Nje Dite ne Toke perfshijne mbi 6000 ore xhirime qe shfaqin ceshtje te rendesishme globale – nga varferia ekstreme ne ndryshimin e klimes dhe barazia gjinore – e gjithe kjo per nje sensibilizim global ku njerezit te bashkohen e te veprojne. Mbi 60 partnere nderkombetare jofitimprures kane bashkepunuar per te krijuar kete levizje online, perfshire United Nations, Ford Foundation dhe World Wildlife Fund.

Realizimi i Filmit: Projekti mobilizoi dhe aktivizoi nje rrjet pjesemarresish nga cdo vend i botes permes nje thirrje te hapur globale per te filmuar ne bashkepunim me UNDP. Nje Dite ne Toke dhuroi 1000 kamera me high definition qe te mundesonte pjesemarresit me mjetet me te mira te mundshme per te filmuar boten rreth tyre, deri dhe zonat me te thella. Me shume se 3000 ore xhirim ne 70 gjuhe jane redaktuar per te krijuar kete film.


One Day on Earth - Global Screening Trailer from One Day on Earth on Vimeo.

This Earth Day, we invite you to a free global screening event of the first One Day on Earth Motion Picture. Watch this unique film created from over 3000 hours of footage, and shot by our community in every country of the world on October 10th 2010. Together, we have created a picture of interconnected humanity never before possible.

Please, join us Sunday, April 22, 2012 at 20:00 in the premises of Tirana Ekspres for an outdoor free screening. It is a great opportunity to be part of a truly global film experience. Let’s show our support and represent Albania in this worldwide cultural exchange. Let’s help by attending. Everyone is welcome. The film has Albanian subtitles.

This event is made possible here in Tirana by PERfACT in collaboration with Tirana Ekspres (The alternative art space of Tirana) as part of One Day on Earth Global Screening Event. 
Many thanks go to the One Day on Earth organization for this brilliant initiative.

RSVP on Facebook at:  https://www.facebook.com/events/367646679946410/  

The Project: One Day on Earth is a grassroots film project that, once a year, captures the human experience in every country on earth on the same day. The first feature-length documentary film premiers on Earth Day, April 22, 2012 and will be screened in over 160 countries around the world. The documentary showcases the work of over 19,000 volunteer filmmakers – novice and professional –and sets a world record: the first movie to feature footage from every country in the world on the same day.

One Day on Earth’s shared and searchable archive includes over 6,000 hours of footage featuring important global issues – from extreme poverty to climate change to gender equality – and then brings people together to take action. Over 60 international nonprofit partners collaborated to create the online movement, including the United Nations, Ford Foundation and World Wildlife Fund.

Making of the Film: The project mobilized and activated a network of participants in every country on earth through a worldwide open call for filmmakers in partnership with the United Nations Development Programme. One Day on Earth donated 1,000 high definition cameras to ensure participants had the best tools possible to capture the world around them, even in the planet’s most remote places. More than 3,000 hours of video in 70 languages were edited down to create the feature film.








Pse zgjedhim nje blog?


VISIBILITET
KONTAKTE
DIALOG
DEGJIM
KRAHASIM

Ne kete blog u jepet VISIBILITET te gjithe atyre shqiptare krijues qe kane lidhje me ARTIN ne te gjitha format e tij, me mjedisin dhe me tematikat sociale!

Gjate muajve te apasjonuarit dhe ata qe na ndjekin vihen ne KONTAKT me artiset dhe aktivitet e tyre, te rejat ne fusha te ndryshme, evenimentet brenda dhe jashte vendit, konkurset, studimet, problemet...etj lidhur me temat kryesore; sikurse ne kontakt me njeri tjetrin.

Nepermjet kesaj pike takimi virtuale behet i mundur dhe i lejueshem krijimi i nje DIALOGU ne nivele te ndryshme te shoqerise shqiptare dhe asaj te huaj lidhur me Shqiperine. 

Ne mundohemi te DEGJOJME kerkesat qe vijne nga impulse te brendshme (arti dhe kultura, mjedisi, bashkejetesa) dhe nga te huaj qe njohin Shqiperine, shkruajne e marrin pjese aktive ne zhvillimin e qyteteve tona. 
Ne te njejten kohe ngreme zerin, kerkojme e publikojme ne kete BLOG: mendime, studime dhe alternativa qe te degjohen nga te gjithe.

KRAHASOHEMI me shqiptaret qe jetojne jashte territorit te Shqiperise. Ata qe kane patur suksese edhe pse kane ndjekur studime te ngjashme me ata qe studiuan brenda vendit... 
Keta shqiptare, qe vazhdojne te jene krenaria e kombit duhet te jene nxites per te permiresuar jetesen e atyre qe punojne me pasion brenda realiteti shqiptar!

Apr 15, 2012

Aurora KENGA - Guest Writer

Vajza që nuk nuhaste

U ul në një prej tavolinave në fund te lokalit dhe porositi një kafe dhe një ujë pa gaz.
Disa minuta më vonë erdhi porosia e saj dhe pasi falenderoi kamarierin me anë të një buzëqeshje të mirësjellëshme, pregatiti kafen dhe ktheu një gllënkë të lëngut të zi.
Vështroi orën.
Ai ishte sërish me vonesë edhe pse e dinte mirë që nuk mund të qëndronin shumë gjatë. Sapo e vendosi sërish në tavolinë celularin nga ku pa orën me bishtin e syrit dalloi që ai po i buzëqeshte mbi krye. U ul pranë saj me një buzëqeshje të ëmbël dhe nxorri nga xhaketa një lule.
Ishte një degëz mimoze me lule të verdha që transmetonte të njëjtën forcë dhe ëmbëlsi të ngjashme me rrezet e diellit në atë ditë të bukur pranvere. E pranoi lulen, iu afrua dhe e puthi lehtazi në buzë, por më pas e vendosi thuajse e bezdisur mbi tavolinë larg vetes.
Ai e dinte që ajo kishte lindur pa shqisën e të nuhaturës. Ajo nuk mund të ndjente aromatë këndëshme apo erëra të këqija. As aromën e mimozës së këputur enkas për të nuk mund ta ndjente.
Ai gjest i thjeshtë që do të gëzonte ditën e cilësdo gruaje, përfaqësonte për të një harresë të atyre detajeve që përfaqësonin vetë qënësinë e saj. Megjithatë ajo nuk ishte nga ato gratë që presin shkakun më të vogël për të krijuar një debat që nuk dihet se ku mund të të shpjerë. Nuk ishte frikë por vetëpërmbajtje, kështu që filloi të fliste mbi organizimin e darkës atë mbrëmje dhe mbi oraret e të dyve.
Pas gjysëm ore u gjend sërish në rrugë, mes njerëzve, drejt punës së saj.
Ajo punon në një gazetë lokale dhe për të arritur në zyrat e saj i duhet të përshkojë një park të vogël. Vuri re se pemët tashmë e kishin humbur zbrazëtinë e tyre dimërore dhe nga sythet po ҫelnin lulet e para. Bari ishte kositur me kujdes dhe dukej si një parket i gjelbërt që mbronte këmbët e fëmijëve të cilët luanin plot hare mbi petkun e tij.
Një fllad i ngrohtë pranveror po i përkëdhelte flokët e gjatë e të zinj dhe ajo përpiqej të largonte nga sytë balluket e saj të prera mbi vetulla.
Puna në gazetë i merrte një pjesë të mirë të ditës së saj.
Redaktori e kishte ngarkuar me detyrën që të administronte rubrikën e letrave të lexuesve. U përgjigjej atyre letrave me përzemërsi dhe dedikim, pasi besonte në ato histori dhe në atë dorë që nderej drejt saj në kërkim të një përgjigjeje. Edhe pse për të mbetej i habitshëm fakti se sa shumë këta njerëz i besonin, ndihmës që mund t’u jepte një i panjohur për ta. Ajo e kishte pranuar këtë punë me shumë dëshirë pasi i jepte një kënaqësi të madhe shpirtërore.
Vërtetë nuk ishte në gjendje të ndjente aromërat, por ishte një njohëse e mirë e ndjenjave njerëzore.
Në këtë pjesë, për të mund të thuhej se kishte një hundë mjaft të mprehtë, për të dalluar thelbin e një problemi dhe për t’i dhënë një alternativë zgjidhjeje mëse të kënaqëshme. Një hundë e stërvitur me kalimin e viteve, falë kujdesit që i kushtonte fjalëve dhe emocioneve që ato dëshironin të përҫonin. Arrinte të dallonte dyshimin, habinë kurteshtjen, dhimbjen dhe gëzimin. Pastaj niste të shkruante përgjigjen e saj, me kujdesin e një nëne, që gjithmonë di të japë këshillën e duhur, duke u përpjekur të mos lëndonte asnjëherë askënd.
Në fund të ditës së punës fikte monitorin dhe merrte frymë thellë sikur të donte tyë mbante edhe për pak ҫaste ato emocione brenda saj. Emocione që hera herës ktheheshin edhe në të sajat.
Pa përsëri orën dhe doli me nxitim nga zyra pasi ishte vonë për pregatitjen e darkës.
Muzgu sapo kishte rënë.
Në qiell dallohej vetëm një yll tejet larg she bënte fres, ai freskimi jo dhe aq i lehtë, që në pranverë të jep ende disa drithërima si për të të sjellë ndër mend se dimri ende nuk është larguar tërësisht.
Befas u kujtua.
Mimoza nuk ishte me të.
E kishte lënë në tavolinëe atë paradite.
Ai i kishte dhuruar një lule dhe ajo e kishte braktisur si një dhuratë, e cila nuk meriton as dhe një fije respekti.
U ndje në faj.
Por më pas u inatos me të. Dhurata e tij pa takt i dëshmonte edhe një herë pavëmendshmërinë e tij ndaj saj. Në atë vit të kaluar bashkë nën të njëjtën ҫati, ai vazhdonte t’i dëshmonte se sa nuk e njihte dhe se sa nuk përpiqej që të kuptonte botën e saj. Ndoshta kishte bërë një hap të gabuar, kur kishte pranuar të jetonin bashkë. Para se lidhja e tyre të arrinte në këtë pikë, gjërat ishin ndryshe. Ai kujdesej më shumë, tregonte më ҫka kishte ndryshuar. Ajo e dashuronte dhe besonte në faktin se u duhej ende kohë që të njiheshin plotësisht, prandaj e kishte ndërmarrë atë hap, të rëndësishëm në jetën e saj.
Kur kaloi pragun e shtëpisë me habinë e saj më të madhe gjeti mbi tryezë degën e mimozës (që nuk kishte më të njëjtin shkëlqim si në mëngjes) të mbështjellë në një shall të hollë, të cilin e njihte mjaft mirë.
Ishte shalli i tij.
Aty pranë gjendej edhe një pusullë ku shkruhej: “Ky është shalli im, i lyer me parfumin tim. Sa herë që do të shohësh këtë lule, të veshur prej tij, do të dish që mban aromën time.”
Ajo buzëqeshi.





*Creative Sunday*

Apr 14, 2012

Public Payphone as Pop-up Library



Telefonat publike ne rruge po dalin jashte perdorimit. Vetem ne New York ka mbi 13.600 cope qe pothuajse nuk perdoren fare. Arkitekti John Locke i Departamentit te Permiresimit Urban ka marre persiper ta ktheje kete problem ne dicka te dobishme. Ai po 'ngacmon eksperiencen urbane' duke ripershtatur kabinat telefonike ne biblioteka te çastit. Kjo nderhyrje perdor strukturen ekzistuese te kabines pa e prekur fare aparatin telefonik, dhe raftet e vendosura mund te hiqen menjehere pa problem. 
Payphones are becoming obsolete. In New York City alone there are over 13,600 hardly used payphones. Architect John Locke of Department of Urban Betterment has taken this problem and turned it into an opportunity. He has 'hacked the urban experience' by repurposing the phone booths into pop-up libraries. The intervention uses existing construction without affecting the phone itself, and the shelving can be easily removed. 




Per nje interviste te plote me njeriun prapa ketij eksperimenti shkoni ketu.
For a full interview with the man behind this experiment go here.  


Si mendoni ju, mund te bejme dicka te tille ketu ne Shqiperi?
A nuk mendoni se do te jete e dobishme per te gjithe, sidomos per ata qe lypin dhe flene ne rruge?
What do you think, can we try something like this here in Albania?
Don't you think it will be beneficial to everyone, especially to adults and children that beg and sleep on the streets?  


Promovimi i nje literature te hapur mund te jete po aq e rendesishme sa qasja dhe shperndarja e informacionit.  Vetem nje ide.
Me poshte jane disa foto te kabinave telefonike ne Tirane. Si mund te shihni disa prej tyre jane tashme duke u perdorur nga shitesit ne rruge. 
Promoting an open-source literature might be as important as information sharing. Just an idea. 
Here are some photos of payphone booths in Tirana. As you can see a few of them are already being used by street vendors.
via diagstudio
via diagstudio 
via diagstudio 
via diagstudio 
via diagstudio 
via diagstudio 
via diagstudio 



Apr 13, 2012

A landscape to remember - Hans Bruzja (Part 3)

Know your place: landscape interpretation for outdoor practitioners Dhermi, a landscape to remember!


(Part 1. ...I have conducted a small activity when I was in Albania regarding the topic. Later on the paper I will further explain it. As I said I will focus my research in a place or village called Dhermi.....
& 
Part 2. It is true that for the moment the situation on that area is not good, and many parts are covered with rubbish or are not cleaned by the natives themselves, but I have been thinking of a number of reasons why this situation will change.... )


Firstly I believe that the new environmental reforms that our state is undertaking regarding the integration process will help in improving the situation of different landscapes and natural reserves in Albania.
This is the case for my favorite landscape, the one we are talking about.
In a few years I believe the state will return to its position as a regulatory tool for tourism and business. This will definitely touch the landscape in Dhermi (the name of the village) and natives will finally understand that their life and business is dependent on the landscape. They will care for it more than anything.
The reasons why the landscape changed were mainly political and human caused.
While the change that I predict for the future will be in synchronization between them.
First the government has to take the situation under control and people will be conscious and will have the awareness of their surroundings.
For the cultural part I think there will not be many changes in the future. The southern part of Albania has a big influence from Greece and this is reflected especially in religion.
All natives of that area are Christian orthodox and around the forest there are many small chapels and also big churches near the village.
One thing that did not change was the maintenance of these churches.
They resisted to communism which was against any kind of religion and they have been maintained by natives of the area for the last 20 years.
Today many tourists visit the hundred year’s old churches and small chapels or temples where people can pray or just enjoy the culture differences.
In my opinion this religious culture will not change and therefore the cultural landscape will be the same, preserving the old tradition.
I believe this way because I know that in Albania there is harmony between religions. So in my perspective the future of this landscape will be a better one. In physical terms, I would say that what is already ruined will take years to be restored, like for example trees and other vegetation but the rest will hopefully be maintained and used efficiently for the good of natives, tourists and of course nature.
I decided that all the observations I have made in these years should be communicated and delivered to people in order to see the impact it has on them. For this I decided to use the simple method of walk and talk. I cannot consider them as interviews because it was mostly talks.
When I was in Albania 1 month ago I decided to talk to people in my city about all these changes in the last 20 years that happened in Dhermi; decided to address only to persons between the age of 40-60 years old because they might have visited the place during communism time and after it, so I wanted to hear their opinion and their reaction. I talked to 20 persons, many of them did not visit the village and the beach during communism because not everyone was allowed to go there, but they had been in the last 20 years.
6 persons had visited the place in both periods.
After talking to them and explaining my observations, the changes and their reasons, all of them agreed on the current situation. The persons, who had not visited the place during communism, were worried mostly about the pollution of the environment and they were aware that something must be done for that place. While the 6 persons who had visited the place on both periods were more revolted to what has happened there in the last 20 years. They were remembering how the place was 20 years ago and how it is now. For them the changes were drastic and they were blaming mostly the government. From their reaction I understood that the place was much more different when they were young, meaning 30 years ago. 
This is the small activity I used to convey my interpretation of this landscape for the last 20 years. If I would analyze the approach I took for this activity I would say that there are positive and negative features in it.
The positive one I think is the selection of the audience. I chose the age group of 40-60 years old because they have witnessed more in the political, social and cultural history of the country and they have been living in both political systems, so they are able to make a better distinction. If I would have asked young people around the age of 25 I am sure that they would not be very much worried about the landscape as long as there are nice hotels, bar and pubs for them near the beach.

While regarding the negative parts of my approach or better saying what I could have done better, it has to do with the place where I did these talks. I met people in my city, in the capital and it would have been much better if I could have asked natives of Dhermi village. 
The natives have been living there so for them the changes are even more obvious. Maybe by asking some people who were actually part of the social changes to the landscape I could have gotten some more appropriate answer and reasons why all this happened. Maybe a more detailed research and a higher number of people asked could have given more information on the awareness of people about landscape in Albania.
I choose the village of Dhermi not only as my favorite landscape in Albania but also as one of the most frequented touristic place in Albania in the last 10 years.
After all this thinking, analyzing and evaluating, a few questions come into my mind.
It is more appropriate though to introduce some real questions about landscape.
Is landscape a scene we are looking at, or a world we are living in?
Is landscape all around us or just in front of us?
Do we observe or inhabit landscape?
(Wylie, 2007, p.4)
It is through these questions that people should start thinking more for the landscape around them. They should start to understand that landscape is part of us and that we are part of it.
We were born in nature and that’s where we are supposed to live. 
Therefore we should take care of the nature just as we take care of ourselves.
Imagine a world without nice and beautiful landscapes? 
It would not be called our world anymore.

Apr 12, 2012

Featured Artist | Ibrahim Kodra

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë sjell nesër në 13 Prill një ekspozitë tjetër vetjake, atë të piktorit Ibrahim Kodra. Veprat e tij kthehen përsëri në atdhe për publikun shqiptar. 


Ibrahim Kodra
Ekspozita me titullin “Shqipëria fantastike" 
do të qëndrojë e hapur nga 13 Prill-20 Maj.

Kjo ekspozitë çelet në bashkëpunim me Fondacionin Kodra në Milano, ku një grup i GKA ka përzgjedhur veprat e tij më të mira. Fondacioni “Ibrahim Kodra” në Milano disponon vetëm pak prej qindra tablove të kompozuara nga Kodra, ndërkohë që shumë prej tyre janë shitur derisa ai ka qenë ende gjallë. 


Sipas GKA-së, 50 për qind të veprave të Kodrës ndodhen në Tiranë, në pronësi të koleksionistëve shqiptarë, kurse gjysma e ekspozitës në GKA do të jetë me veprat e këtyre koleksionistëve dhe pjesa tjetër do të jetë nga Fondacioni Kodra.  


Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 000 vepra, të shpërndara nëpër muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 000 prej tyre janë të regjistruara e të dokumentuara. Ai ka hapur ekspozita në vende të ndryshme të botës me piktorët më të njohur bashkëkohorë, si ekspozitë kolektive në “Paradise”, me piktorë si Picasso, Dali, Matta, Ernest, Levi, Panseca, Braque etj. Ekspozitë kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares. Ekspozita në Itali, Gjermani, Francë, Amerikë etj.  


Ibrahim Kodra ka lindur në Ishëm të Durrësit, në vitin 1918. Ai vdiq në vitin 2006, në Milano të Italisë, ku jetoi 30 vjet. Veprat e tij gjenden në  Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Romë, në Galeri dhe në muze të njohura në Itali, Zvicër, Danimarkë, Gjermani, Japoni, Angli, Francë, SHBA, Rusi, etj.


Ibrahim Kodra


**Më pas, ekspozita e radhës në GKA do të jetë ajo e piktorit Lid Delija, gjithashtu në kuadër të 100-Vjetorit të Pavarësisë.



Apr 11, 2012

“Politics, economics and culture, a different balance?”

Brussels Cultural Venue 
"The EGG" 
on 19 March 2012. 

The debate hinged on a question: ‘Politics, economics and culture: a different balance?’ 
Each of the three speakers hails from one of these three spheres, with some overlap. 
Charles Esche is a curator and museum director (of Eindhoven’s Van Abbemuseum) 
whose cultural work is infused with political urgency; 
Judith Marquand is an economist who argues for the artistry of that discipline; 
and Franco ‘Bifo’ Berardi is a media activist who has launched or contributed to many cutting-edge media outlets, including a pirate radio station.
It was moderated by leading Dutch journalist, Frénk van der Linden.




Download the full report of the debate here.

Apr 10, 2012

5 Bocetet Finaliste per Monumentin e 100 Vjetorit te Pavaresise

marre nga Koha.net
Publikuar: 07.04.2012 - 21:35


Tiranë, 7 prill – Të premtën, ministri i kulturës Aldo Bumçi dhe drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima, kanë shpallur 5 bocetet finaliste të përzgjedhura nga juria për monumentin e 100-vjetorit të pavarësisë. Mes tyre tre vepra të punuara nga artistë shqiptarë (Thoma Thomai, Pjerin Kolnikaj, Blerta Xhomo & Ilirian Shima) dhe dy të punuara nga artistë gjermanë(Jörg Plickat, Kai Roman Kiklas në bashkëpunim me artistin kosovar Visar Obrija). Përzgjedhja e këtyre boceteve është bërë nga juria që në datën 22 mars dhe ato kanë qenë të ekspozuara së bashku me 81 veprat e tjera. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumçi tha se këto bocete do të vazhdojnë të ekspozohen edhe për 10 ditë të tjera për publikun, i cili do të shprehë mendimin e tij se cila duket më përfaqësuesja(përmes një votimi online dhe me votë të drejtpërdrejtë). Më pas, të pesta bocetet do t’i paraqiten Komisionit Shtetëror të Festimeve të 100 vjetorit. Ministri Bumçi shtoi se bocetet e përzgjedhura nga juria profesionistë janë më të mirat nga 81 bocetet e paraqitura. 

Konkursi për monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë u shpall më 22 dhjetor 2011 dhe u mbyll më 15 mars të këtij viti. Në konkurs morën pjesë 61 artistë me 81 bocete: 26 nga Shqipëria, 13 nga diaspora, 8 nga Maqedonia e Kosova, 14 të huaj. Bashkë me bocetet, gazeta Shqip sjell edhe përshkrimin e secilit prej tyre. 

Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani)
Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Për autorët, banesa shqiptare ka shërbyer si shtëpi dhe fortifikim njëherësh duke u bërë simbol kombëtar i qëndresës në shekuj. Për të shprehur idenë e pavarësisë ata sjellin një ndërtesë të hapur e cila paraqitet si dy gjysma kubi ku njëra gjysëm mban çatinë dhe tjetra platformën. Kjo strukturë është menduar e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë (8) metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazer si: ‘Deklarata e Pavarësisë’, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja.

Thoma Thomai Dhamo (Shqipëri)
Ky propozim frymëzohet nga imazhi i flamurit. Skulptori ka ideuar një flamur të madh në bronz të shkëlqyer. Materiali i bronzit të shkëlqyer është menduar që ti ndryshojë pamjen monumentit në varësi të dritës së natyrës dhe pasqyrimit të saj mbi të. Projekti synon paraqitjen e një vepre që përpiqet të flasë me gjuhën plastike të skulpturës në shprehjen e lëvizjes së flamurit në valëvitje. Kjo valëvitje, e materializuar në vëllim skulptorik që tenton lëvizjen, shpreh forcën dhe triumfin e një populli në ngritjen e tij historike, ngritje e cila kulmon me pavarësinë.

Jörg Plickat  (Gjermani)
Skulptori nëpërmjet një gjuhe të fortë plastike propozon një monument të lexueshëm lehtësisht. Dy hallka të hapura zinxhiri që simbolizojnë çlirimin e popullit shqiptar përbëjnë një monument që mund ti përshtatet madhësive e hapësirave të ndryshme. Ky monument është menduar të jetë në çelik të errët ose të ndritshëm por mund të përshtatet edhe si një skulpturë në gur natyral. Autori është përpjekur të shprehë vështirësitë historike që ka kaluar populli shqiptar për të arritur tek momenti i pavarësisë nëpërmjet formës së ashpër kubiste që i ka dhënë hallkave të zinxhirit dhe përthyerjes së tyre duke ofruar një shprehje artistike sa të thjeshtë aq edhe dramatike.

Pjerin Kolnikaj (Shqipëri)
Skulptori propozon një vepër monumentale të lartë që vjen në formën e obeliskut. Ky monument që kërkon të shprehë madhështinë e momentit të këtij përvjetori është menduar si një mbivendosje shtresash prej mermeri të bardhë. Janë njëqind (100) blloqe mermeri që ngrihen lart në formë vertikale në përkim të njëqind viteve. Ne trupin e kolonës së formuar shfaqen dhjetë (10) kurba të lehta anësore të cilat rrisin vlerat shprehese të figuracionit dhe e pasurojnë atë estetikisht duke simbolizuar njëkohësisht dhjetë dekadat e këtij njëqindvjeçari. Dimensioni i këtij monumenti është në varësi të hapësirës publike që do ti ofrohet.

Blerta Xhomo dhe Ilirjan Shima (Shqipëri)
Autorët propozojnë një variant të stilizuar të shqiponjës dykrerëshe. Shqiponja përbëhet nga dy pjesë të shkëputura nga njëra tjetra në pjesën e sipërme që bashkohen poshtë në qendër për të dhënë idenë e rrotullimit centrifugal duke marrë një formë harkore që ruan si bosht qendrën e skulpturës dhe që e paraqet atë si një trup të vetëm në lëvizje rrotulluese rreth vetes. Kjo shprehje ndihmohet edhe nga platforma ku monumenti mbështetet, e cila nëpërmjet formës së shkallëve që ngjiten drejt qendrës jep idenë e një vorbulle që fillon nga nëntoka. Në qendër të skulpturës, aty ku dy gjysmat bashkohen është menduar të vendoset një pishtar zjarri i cili do të ndriçojë. Imazhi i shqiponjës i cili është ideuar në bronz, përpiqet të përçojë energjinë vitale të popullit shqiptar. 



Apr 8, 2012

Film Classics | Albanian Cinematography


Megjithate, ne prape qeshim me "CIFTIN E LUMTUR"!
A eshte ky nje argument qe mund te trajtohet ne Shqiperi edhe ne ditet e sotme?
Shikim te mbare!

Apr 7, 2012

Trashegimia Kulturore Shpirterore | Shqiperi-Kosove


Javen e kaluar Zeri.info publikoi nje artikull mbi veprat kulturore historike ne Shqiperi dhe Kosove - vlera e tyre dhe percjellja tek gjeneratat e reja. 
Diskutimet mbi kete pronesi kulturore kane qene te shumta ne vitet e fundit, por pa asnje rezultat konkret. Akoma nuk ka nje disipline kulturore te vete njerezve apo dhe masa ligjore qe ruajne dhe avancojne edukimin qytetar mbi vlerat e kryeveprave te tilla, si isopolifonia popullore. 


Disa muaj me pare BBC dha nje program mbi isopolifonine e jugut, te cilin mund ta ndiqni ketu:
Pjesa e Pare, Pjesa e Dyte.  

Artikuj te tjere ne kete blog mbi trashegimine kulturore dhe cfare po behet me te, mund ti gjeni:
ketu, ketu, ketu.


artikulli i meposhtem eshte marre nga Zeri.info

Kryeveprat shpirtërore në mëshirë të askujt

nga Saranda Rama | 28-03-2012 11:41 CET


Po vazhdon punimet Konferenca rajonale për trashëgimi kulturore jomateriale “Ndërlidhjet”, “Roli i dialogut ndërkulturor dhe qasja mbi mbrojtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore të paluajtshme te gjeneratat e reja”.
Vasil Tole, ekspert i trashëgimisë kulturore shpirtërore nga Shqipëria, duke prezantuar rëndësinë e isopolifonisë popullore shqiptare ka thënë se isopolifonia si kulturë jetësore dhe muzikore ka në thelb të kënduarit së bashku, pra në grup, që sipas tij është një tregues i fuqishëm i jetës në bashkësinë njërëzore.
“Këtë nivel të lartë të këtyre bashkësive, të cilat përveç se jetojnë së bashku qajnë e këndojnë në grup me ansamble, si kori me karakter muzikor dhe vokalistik e kanë vënë re edhe autorët antikë, ku shpreheshin për banorët e Ilirisë dhe Epirit ndër ta, kaonët molosët etj, se ata i nderojnë shumë perënditë, se janë të drejtë dhe mikpritës, se e duan jetën shoqërore dhe se janë të dhënë pas një jete shumë të hishme. Antropologët kanë nxjerrë në pah gjithashtu se një disiplinim i tillë demokratik njerëzor e moral i familjes dhe i popullsisë shpjegon se përse demokracia aso kohe arriti kulmin edhe për arsye se Shqipëria e sotme ishte zgjedhur si një vend i parapëlqyer për jetën njerëzore që prej kohës së vendbanimeve neolitike e deri më sot”, ka thënë Tole.
Sipas tij, ashtu siç kultura dhe tragjedia antike greke lindi prej epikës dhe ritualit, ashtu edhe isopolifonia nuk është gjë tjetër pos se formë artistike e tragjedisë njerëzore e gdhendur në muzikë prej dhimbjes së masës së familjarëve të mbledhur në vajtim.
“Pikërisht këtu vërejmë funksionin e familjes si një ansambël demokratik dhe të korit muzikor isopolifonik që kërcen dhe vajton si një familje muzikore, në këtë vështrim isopolifonia vajtuese është tragjedia muzikore që çliron dhimbjen përmes këndimit vajtimor, mu në mes të popullit ajo që formëzon zërat e larmishëm në muzikalitet dhe atë polifonik në horizontalitet, duke filluar prej pedalit të njëtrajtshëm të isos, që në një lloj kuptimi lëshon ngjyrat e jetës, duke filluar nga e zeza e vdekjes. Isopolifonia është një dramë me një akt me tri personazhe kryesore, marrësi, prerësi dhe kthyesi, të mbështetur nga kori sinonim i popullit që nuk vdes kurrë”, tregon Tole në prezantimin e tij.
Ndër masat kryesore që sipas Toles duhet vënë për ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore është masa ligjore. Ai ka këshilluar edhe kolegët e tij kosovarë që në kuadër të ligjit për trashëgiminë kulturore (objektet) të futet edhe trashëgimia shpirtërore.
“Inkurajoj kolegët kosovarë që me gjithë përpjekjet që po bëjnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duhet të avancojnë krahas listës së trashëgimisë materiale të monumenteve, të shpallin brenda ligjit edhe listën e kryeveprave shpritërore, sepse vetëm në këtë mënyrë do të munden që të jetë i njëjti kujdes edhe për trashëgiminë shpirtërore. Shqipëria e ka bërë këtë në 2010-ën, kuptohet që nuk është bërë shpejt, por u desh kohë që të emancipoheshin strukturat përkatëse”, ka thënë ndër të tjera Tole.
Isopolifonia popullore shqiptare është pjesë përbërëse e listës së UNESCO-s nga data 25 nëntor 2005. 


Apr 6, 2012

A landscape to remember - Hans Bruzja (Part 2)

Know your place: landscape interpretation for outdoor practitioners Dhermi, a landscape to remember!

( Part 1 "....In fact it is totally normal to build a private hotel or private cabins but the fault of the state is that during this process, the government did not play a regulatory role, it did not put rules on where and how to build in order to protect the forest, the terrain and landscape.)

Another political aspect that has influenced in this landscape comes from communism times. 
“One of the most talked about features of the Albanian landscape is the omnipresence of concrete bunkers: 700.000 in likely and unlikely locations throughout Albania” (Susan, 1998, p28).
http://www.flickr.com
The bunkers were a classic highlight for tourists coming to Albania and it was something unique. These bunkers made of concrete were built by the former dictator Enver Hoxha as defensive measures against possible invaders coming at the Albanian coast.
...and it gives you the impression of a defensive wall of bunkers, which was also the reason of building them. 
There are many ways these constructions have influence in landscape. 
First of all many of them lie in the beach and with the passing of years they have started to sink in the soft sand, they are subject of gathering rubbish and other types of waste. So in a way they destroy the beach and make it a dirtier place. It is true though that in some places along the Albanian coast, some big bunkers have been turned in coffee bars.
These were a few points on how politics has influenced in the changes of landscape in the last 20 years. 

I want to mention now some social or cultural reasons which in my opinion are to some extent connected to the by political ones. 
Even though they are committed by people of the area, they are somehow initiated by the changes in the political system. Among all others I want to emphasize something which I have witnessed myself, a change of landscape or better a ruin of the landscape. This, in my opinion, is the cause of political and social influences together. 
In the next photos you will see to what I am referring. 

This is a picture taken from the boat on 2003 and it shows the bay which I am talking about. The bay which I am talking about has always been a nice small bay where people could go and relax. 
It is the same place shown in the previous picture but different. 
As you can see the rocks have slide down ruining the small nice beach and the small caves do not exist anymore. Many people don’t know that landscape is a natural system very important for life on earth and important for people as well. 
By not knowing this they act without thinking that they are actually damaging the landscape and environment around them. 
The change between the two photos or better saying the destruction of the small bay is caused first by human action and second by governmental non action. 
In the process of building new cabins and other types of building in that area, in the last 10-15 years people have been collecting sand and gravel from the beach. They were obviously doing it in small faraway places like the small bay in the photo. 
After taking a considerable amount of sand and gravel the salted sea does the rest during the winter when the tide is higher and therefore the bay almost disappeared and the rocks fell on the beach. 
To many people it is not relevant and important what happens in the small bay and they don’t understand how landscape is connected with their life in that area. 
If they continue to make use of the landscape in order to increase their profits they will soon see their profits decreasing. In certain areas like the one we are talking about,tourists and visitors are attracted solely by the beauty of the landscape and environment. If with the passing of time natives will continue to destroy their landscape soon there will be no tourists to support their businesses. 
It is said that landscape reflects the culture of the people living in that area and it was like that before the last 20 years for this landscape. 
It was wild, untouched, and beautiful but this changed in the last 20 years. More and more people came in that region and in that village and they started to change their surroundings according to their needs. This happened to the stream coming from the mountain, going through the forest and finishing in the sea. 
I remember when I was there about 12 years ago that the stream was full of water and you could hear the water gurgle in the middle of the forest. It was also a good thing for the vegetation around and a very beautiful part of nature. 
Today if you follow the stream through the forest you will barely find some water flowing in it. People blocked the stream further up in the mountain so they could take the water for their purposes like building, for water resources and using it in different new buildings as everyday water. 
This is of course a human cause to the environment and to the beauty of landscape. It is something illegal to use the water of the stream for business purposes but this is still continuing nowadays and seems like it is not only a social fault, but also a governmental fault. 
The natural and physical attributes of the landscape have been changed directly and indirectly. This way it is easy to project this landscape in the future but looking that the reasons that cause this change are of different nature, political, social and cultural, the future is even more uncertain. 
I can say from my experience and from knowing the political and social situation in my country that this landscape has already entered the future. It is true that for the moment the situation on that area is not good, and many parts are covered with rubbish or are not cleaned by the natives themselves, but I have been thinking of a number of reasons why this situation will change. 


(TO BE CONTINUED...)
Firstly I believe that the new environmental reforms that our state is undertaking regarding the integration process will help in improving the situation of different landscapes and natural reserves in Albania....

Apr 3, 2012

Liqeni i Pogradecit se shpejti ne listen e UNESCOs?


Liqeni i Pogradecit do të shpallet pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO-ja. Një delegacion nga kjo organizatë do të mbërrijë këtë javë në këtë qytet, ndërsa mediat shqiptare duke u mbështetur në burime zyrtare, kanë bërë të ditur agjendën e vizitës. Ata do të merren me përgatitjen e dokumentacionit dhe kriteret për aplikimin e pjesës së Liqenit të Ohrit që i takon Shqipërisë, për t'u bërë pjesë e projektit të UNESCO-s, ashtu si dhe pjesën tjetër të liqenit që i takon Maqedonisë, kanë shkruar ato. 
Pjesa maqedonase e Liqenit të Ohrit qe shpallur trashëgimi botërore që nga UNESCO-ja që në vitin 1982. Shqipëria kishte humbur mundësinë në atë vit që ta fusë nën mbrojtje edhe pjesën e vet të liqenit, pasi udhëheqja e atëhershme komuniste kishte refuzuar kërkesën e UNESCO-s. 
“Delegacionit të UNESCO-s në vitin 1982 i ngeli projekti në dorë, madje ishte planifikuar që përveç liqenit UNESCO-ja të merrte në mbrojtje edhe Parkun e Drilonit dhe burimet e Drinit. U deshën plot 30 vjet që UNESCO-ja të vijë përsëri në Pogradec dhe të miratojë edhe pjesën shqiptare të liqenit "Trashëgimi botërore që ruhet prej saj”, kanë shkruar mediat në Shqipëri.
Në bazë të projektit, UNESCO-ja do të angazhohet për rregullimin e sistemit të kolektorit përgjatë gjithë vijës liqenore në të dyja anët e kufirit, bashkë me shfrytëzimin turistik të liqenit, që sjell edhe leverdi materiale, por do të mbrohet nga dëmtimet dhe deformimet pranë lokaleve që kanë betonuar bregun. Vetëm pjesa shqiptare ka nga fshati Lin deri në Tushemisht 4,8 kilometra breg të betonuar.
Dashamir Kurti, që merret me monitorimin e ujërave të liqenit në laboratorin në Pogradec, ka thënë se kjo është një ngjarje e madhe, që kjo ide e kamotshme të bëhet realitet. 
“Është shumë e rëndësishme që ajo që propozohet nga UNESCO-ja, që të bëhet zgjerimi dhe mbrojtja e tërësishme e Liqenit të Ohrit, jo vetëm në pjesën maqedonase por edhe në atë shqiptare, është mirëpritur nga pala shqiptare dhe na obligon që të ndërmarrim të gjitha aktivitetet e duhura për të garantuar mbrojtje maksimale të Liqenit të Ohrit, si trashëgimi natyrore dhe kulturore me vlera të mëdha”, ka thënë ai. 


*via Koha.net

Apr 1, 2012

Featured Artist | Ballet Preljocaj

**Creative Sunday Series

An inside view of Ballet Preljocaj (1985-2012) 
and the talented genius behind it Angelin Preljocaj.


And Then, One Thousand Years of Peace. Creation 2010
Ballet Preljocaj / Bolshoi Theater 
Choreography - Angelin Preljocaj 
Music - Laurent Garnier 
Scenography - Subodh Gupta 
Costumes - Igor Chapurin

"Working within a poetic and impressionist vein, And then, one thousand years of peace relies on an assiduous but not irrational reading of the Apocalypse. One should thus refrain from looking for images or clichés that illustrate, directly or referentially, Saint John's famous text.A fertile source of interpretation, the very word Apocalypse (from the Greek apo: "to lift" and calypsis: "veil") evokes the idea of revealing, unveiling, or highlighting elements that could be present in our world but are hidden from our eyes. It should thus evoke what is nestled in the innermost recesses of our existence, rather than prophesizing about compulsive waves of catastrophe, irreparable destruction, or the imminent end of the world. When dance, the art of the indescribable par excellence, assumes the role of the developer (in the photographic sense), is it not most able to realize this delicate function of exposing our fears, anxieties, and hopes? Dance relentlessly highlights the entropy of molecules programmed in the memory of our flesh that heralds the Apocalypse of bodies. It stigmatises our rituals and reveals the incongruity of our positions, be they of a social, religious or pagan nature. And then, one thousand years of peace wishes to graze these bodies that drift along blindly, tossed about by ideals and beliefs, somewhat lost between the lines of the Apocalypse (Angelin Preljocaj)."
Bolshoi Theatre:Arsen Karakozov, Anastasia Meskova, Nuria Nagimova, Anton Savichev, Egor Sharkov, Alexander Smolyaninov, Xenia Sorokina, Anna Tatarova, Alexey Torgunakov, Anastasia Vinokur
Ballet Preljocaj:
Sergi Amoros Aparicio, Sergio Diaz, Céline Galli, Natacha Grimaud, Jean-Charles Jousni, Émilie Lalande, Céline Marié, Lorena O'Neill, Fran Sanchez, Nagisa Shirai, Nicolas Zemmour